Përplasjet për Kushtetuesen, ambasadori italian propozon zgjidhjen e ngërçit: Palët t’i kërkojnë mendim…

Nov 15, 2019 | 12:28
SHPËRNDAJE

Cutilio-Rama-Meta Pas përplasjeve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo i ka bërë thirrje palëve që t’i drejtohen për një opinion Komisionit të Venecias.

Cutillo është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në funksion të shqiptarëve sa më të shpejtë.

“Sekuestrimet e pasurive te krimit janë efikase dhe shpresoj të bëhen edhe në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Italia të bashkëpunojnë së bashku në lidhje me këtë. Nuk i njoh zhvillimet e fundit për Kushtetuesen, por u në them se është thelbësore për shumë vende edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në funksion sa më të shpejtë, dhe në baze të ligjit dhe procedurave.

Ka një debat për kompetencat, por që duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jetë e mirëpritur. T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal”, ka thënë ambasadori Cutillo.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është shoqëruar me një sërë përplasjesh mes Presidentit dhe qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura