PËRPLASJET NË SELINË BLU/ Preç Zogaj: Nuk ka rrugë tjetër përveç betejës ligjore! Ja cila do të jetë zgjedhja e fundit e mbështetësve të Berishës

Dec 21, 2021 | 22:36
SHPËRNDAJE

Duke analizuar përplasjen Basha-Berisha, dhe incidentet e fundit në selinë blu, analisti Preç Zogaj deklaron se kjo është një betejë ligjore dhe nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.

Prec Zogaj kuvendi

Zogaj u shpreh në emisionin “Opinion” se rrugës mbështetësit e Berishës do të kenë më pak motive, dhe do të jenë të detyruar të zgjedhin nëse do të jenë me “non grata”-n apo jo.

Këshu siç kanë ardhur punët kjo është vetëm betejë ligjore, nuk shoh ndonjë rrugë tjetër. Me shumë keqardhje e them, nuk shoh hapësirë tjetër për momentin përveçse një zgjidhje ligjore. Pozitive është fakti që pala e Berishës ka dërguar në gjykatë. Statutet janë kushtetutat e partive, ato i gjykojnë juristët. Nëse jepet vendimi pranohet vendimi i gjykatës. Për të ardhmen është shpejt për të diskutuar, mendoj që përgjatë rrugës do të ndodhë një bashkim. Sepse grupi i Berishës përbëhet nga disa nëngrupe që janë aty për motive të ndryshme.  

Kanë një të përbashkët se duan të largojnë Bashën, por kanë edhe motive. Një pjesë mendojnë që po përdorin Berishën. Berisha mendon se po i përdor ata, dhe është më e saktë kjo. Me kalimin e kohës do vijë momenti që do reduktohen motivet. Do ngelë një motiv aty, do zgjedhin me non grata-n apo jo. Kjo do jetë zgjedhja e fundit. SHBA-të kanë paralajmëruar që nëse këtë parti e merr një person i shpallur non grata, kushdo qoftë ai SHBA-të do ndërpresin marrëdhëniet me PD-në”, tha Zogaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura