Përplasjet me Glover në 1996 dhe 2009, Berisha ankohet tek kongresmenët amerikanë: Ardhja e saj ngjall mosbesim

May 27, 2015 | 21:11
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha gjate nje takimi qe ka patur me kongresmenin amerikan Robert Aderholt dhe ish kongresmenin Bob McEwen, u ka shprehur atyre shqetesimin per sjelljen ne Shqiperi te Audry Glover, si kryesuesja e misionit te ODHR-it per vezhgimin e zgjedhjeve te 21 Qershorit. Sipas Berishes, “kryetarja aktuale e Misionit të ODHIR-it ka një histori të dokumentuar shumë fatkeqe të njëanëshme me vëzhgimin e zgjedhjeve të Shqipërisë”.

Perpara kongresmeneve, Berisha ka treguar te gjithe historine e perplasjeve me zonjen Glover ne 1996 dhe 2009, ndersa e ka cilesuar Glover “në një zëdhënëse të Edi Ramës, shpifjeve dhe trillimeve të tij”.

Foto nga takimi

Per te gjitha keto arsye, Berisha u ka thene miqve kongresmene se ardhja e saj “si aleate e mike e ngushtë e kahershme e Partise Socialiste ngjall te shqiptarët, së paku tek populli opozitar, mosbesim të madh në objektivitetin në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri prej saj, duke patur parasysh qëndrimet e saj të shkuara të zgjedhjeve në Shqipëri”,- thuhet ne postimin e Berishes.

Ja postimi i plote i Berishes:

Këto ditë prita në një takim kongresmenin amerikan z. Robert Aderholt, ish kongresmenin Bob McEwen dhe zotin Sten Holms.
Në këtë takim shfrytëzova rastin për të falenderuar Kongresin e SHBA dhe Qeverinë Amerikane për ndihmën e jashtëzakonshme dhe mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë dhe njoha miqtë me zhvillimet dhe situatën politike në Shqipëri.
Theksova se një problem themelor me të cilin përballet vendi është rekrutimi dhe infiltrimi i krimit në të gjitha nivelet e mazhorancës aktuale, mbështetur fuqimisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Pasi i njoha miqtë me përpjekjet e opozitës për dekriminalizimin, mbështetjen shumë të rëndësishme që qeveria e SHBA-së dhe ambasada amerikane i ka dhënë këtij procesi, theksova se Rama vetë është ai që bllokon këtë proces, pa të cilin Shqipëria nuk ka të ardhme.

Në këtë takim, çështje tjetër e rëndësishme ishin zgjedhjet lokale dhe angazhimi i Policisë dhe Ushtrisë si kurrë ndonjëherë për koalicionin qeverisës. Sulmet fizike kundër kryetarit të opozitës dhe kandidatëve të saj, salamandra gjigande të krijuara me ndarjen e re territoriale, keqpërdorimi i listave të zgjedhjeve, shpërndarja e parave, plaçkave dhe thasëve me miell nga partitë e kolacionit qeverisës, po e shndërrojnë këtë fushatë elektorale në një farsë elektorale.

Vleresova se prania e përfaqëuesve të Kongresit Amerikan dhe parlamentarëve te OSBE është e një rëndësie shumë të madhe, pasi ekziston reziku i ilegjitimimit të këtyre zgjedhjeve nga mafia ndërkombëtare në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve.
Për vendin, një vëzhgim i ndershëm është ndihma më e madhe që mund t’i jepet atij në këtë fushatë zgjedhore.

E njoha mikun amerikan me faktin se kryetarja aktuale e Misionit të ODHIR-it ka një histori të dokumentuar shumë fatkeqe të njëanëshme me vëzhgimin e zgjedhjeve të Shqipërisë.

Në vitin 1996 ajo drejtoi misionin e ODHIR-it dhe firmosi një raport prej 36 faqesh, në të cilin nuk citohej qoftë dhe një fakt i vetëm për shkelje gjatë zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor, madje nuk përmendej në asnjë fjali të vetme bojkoti i zgjedhjeve ditën e votimit nga opozita e asaj kohe si një akt që kurrë një raport objektiv s’mund t’a shmangte.

Në vitin 2009 ajo erdhi përsëri në krye të misionit të ODHIR-it. E pranova atë vetëm sepse Edi Rama, po ta refuzonte, do të bojkotonte zgjedhjet, por ajo, që në periudhën parazgjedhore u shndërrua në një zëdhënëse të Edi Ramës, shpifjeve dhe trillimeve të tij. Ajo kishte nisur në ODHIR- qëndër si të mirëfillta të gjitha shpifjet dhe trillimet e PS-së, të cilat një delegacion parlamentar i OSBE-së erdhi dhe i gjeti komplet të pavërteta.

Pasi zgjedhjet u zhvilluan normalisht, megjithëkëtë ajo, pavarësisht deklaratës së parazgjedhjeve, hartoi pas dy muajsh një raport tërësisht tendencioz përsëri pa asnjë fakt dhe të pavërtetë, raport të cilin u detyrua t’a terheqë pasi delegacioni parlamentar i OSBE-së i bëri të qartë se do të shkruanin një raport tjetër ku ndër të tjera do të denonconin edhe qëndrimet e saj. Qëndrimet e saj u demaskuan publikisht në takimin në Athinë të OSBE-së nga kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Kështu që, ardhja e saj si aleate e mike e ngushtë e kahershme e Partise Socialiste ngjall te shqiptarët, së paku tek populli opozitar, mosbesim të madh në objektivitetin në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri prej saj, duke patur parasysh qëndrimet e saj të shkuara të zgjedhjeve në Shqipëri.

Biseda ishte miqësore dhe e hapur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura