Përplasjet e institucioneve për Kushtetuesen, Vasjari: Situatë absurde! Manja: Nuk do lejojmë bllokime!

Nov 11, 2019 | 23:21
SHPËRNDAJE

Analistët janë përplasur mes tyre në lidhje me çështjen e dekretimit të Arta Vorpsit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

safe_image (1)

Për Arjan Vasjarin, Arta Vorpsi nuk mund të fillojë punë në organin e Gjykatës Kushtetuese pa marrë bekimin me dekret nga ana e kreut të shtetit.

Ai e konsideroi absurde përplasjen e institucioneve shtetërore për këtë çështje, ndërsa shtoi se Parlamentit dhe maxhorancës i duhet me patjetër të ndërtojnë një urë të qartë komunikimi me presidentin e vendit.

“Mandati i gjyqtarit fillon pas betimit tek Presidenti. Betimi është ceremonial dhe simbolik, sepse ai që shkon atje pranon një sistem vlerash të përbashkëta të kësaj shoqërie.Ne jemi në vakum dhe unë nuk e konceptoj dot që Arta Vorpsi të shkojë në zyrë pa u betuar para presidentit.

Kur themi se është një situatë absurde, ne po krijojmë një precedent dhe ata që vijnë pas Metës, ata do gjejnë një zgavër dhe mund ta përdorin. Kjo më shqetëson. Ky është një detyrim i këtij parlamenti, por edhe maxhorancës, që të kërkojë ura bashkëpunimi me presidentin. Problemi është se a do të ngremë apo jo Gjykatën Kushtetuese brenda këtij absurditeti”-tha ai.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pohoi në “Real Story” në News 24, se çelësi i reformës në drejtësi është garancia e ofruar nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Ai theksoi se maxhoranca nuk do të lejojë bllokimin e sistemit kushtetues, duke “paralajmëruar” kështu indirekt edhe kreun e shtetit, Ilir Meta.

Në një republikë Parlamentare dihen zgjidhjet zoti Balla. Çelësi i suksesit të reformës në drejtësi janë SHBA dhe BE. Edhe në këtë fazë vijojmë të jemi bashkëudhëtarë me ta. Nuk do ta lejojmë që sistemi ynë kushtetues të bllokohet”-tha Manja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura