Përplasje SHBA-Rusi për Maqedoninë: Deklaratat e Lavrov, absurde

May 22, 2015 | 20:37
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Shkup ka reaguar ndaj akuzave të Lavrov se SHBA-të janë të përfshira në destabilizimin e Maqedonisë, duke i quajtur ato absurde.

“Akuzat se SHBA-të ose disa organizata amerikane janë të përfshira në destabilizimin e Maqedonisë janë absurde. SHBA-të duan paqe dhe stabilitet në Maqedoni, si pjesë e qëllimit tonë të vazhdueshëm ‘ Evropa e tërësishme, e lirë dhe e qetë’. Qytetarët e Maqedonisë dhe liderët e saj duan që të përfshihen në NATO dhe në BE, duke e ditur se ajo rrugë është më e mira për sigurinë dhe prosperitetin e Maqedonisë.  Ne tërësisht pajtohemi me atë gjë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup, transmeton zhurnal.mk.

Kryediplomati rus, ditë më parë ka thënë se situatat në Maqedoni provokohen nga Perëndimi, për të ndikuar mbi qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski, për shkak se ai refuzoi t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë. Madje, Lavrov tha se po flitet, që Maqedonia duhet të ndahet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura