Përplasje për klerikun/ Tare e quajti “pseudohistorian”, Dervishi: Avokat i vrasjeve dhe djegieve të kufomave

Mar 26, 2018 | 19:39
SHPËRNDAJE

Vrasja e klerikut At Lekë Luli ka sjellë një përplasje të fortë virtuale mes historianit Kastriot Dervishit dhe studiuesit Auron Tare.

Në një postim në rrejetet sociale pas publikimit të një dokumenti nga ish-kreu i Arkivës mbi vrasjen e kleriut Auron Tare i drejtohet dervishit duke e quajtur pseudohistorian që boton skupe në rrjetet sociale te cilat me shume mjegullojne lexuesit.

auron d4efvish copy

“Eshte e trishte te shikosh njerez ‘te lire” qe perpiqen ti ngjajne edukatoreve te periudhës komuniste

I tille eshte edhe nje pseudo historian I cili shpesh nxjerr dokumenta totalisht jashte konteksteve historike duke I interpretuar sipas nje llogoreje te caktuar politike”, shkruan Tare.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e historianit Dervishi i cili ka publikuar një tjetër postim në “facebook” duke e nisur me titullin “Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave”.

Sipas ish-kreu të Arkivës Tare me reagimin e tij ka marrë në mbrojtje një prej krimeve më të llahtarshme të luftës.

“E rigjeta fjalën “pseudo” te postimi i AuronTares në fb, i cili më quante “pseudohistorian” sepse bëra të njohur një krim makabër komunist kundër një klerik antifashist katolik (sipas referimit të vrasësit kryesor). Nëse nuk do të bëja të njohura këto krime, por do adhurojë kriminelë komunistë që janë në zemrën e Tares, sigurisht do isha “historian”, shkruan Dervishi.

Postimi i plotë i Auron Tares:

 

He Ëho Lives by the Sëord Dies by the Sëord

Genesis 31

 

Dikur ne shkollen e mesme, shpesh edukatoret e mij me jepnin verejtje dhe paralajmerime per pyetje “provocative” ndaj histories zyrtare. Ne fakt ndoshta te lodhur nga dita apo te frikesuar se mos biseda merte drejtim jo moralist sipas mesimeve te parties, I binin shkurt duke e shmangur llogjiken e ngjarjeve historike

Kjo forme educative e krijuar nga nje shkolle e cila ne parim kishte ndarjen e histories si bardh e zi, me ne apo kunder nesh, me ka bere qe ti shikoj shpesh ngjarjet historike apo ate qe pretendojne te shkruajne histori me plot dyshim.

Fatkeqesisht shume syresh nga historianet e periudhes se lirise, demokracise, hapjes se arkivave e keshtu me rradhe, nuk me kane zhgenjyer duke vazhduar ne traditen e edukatoreve te shkolles se mesme, por me nje ndryshim te madh ne kohe. Sot askush nuk te heq nga puna ne se I pergjigjesh pyetjeve provocative me ndershmeri. Ne se deshiron te perpiqesh te shkruash te verteten askush nuk te pengon. Sot ke luksin te hapesh edhe arkivat dhe ti shikosh ngjarjet me nje sy realist duke edukuar brezin e ri me te verteten sido qofte ajo.

Prandaj jam I detyruar te flas shpesh (jo se ma kerkon njeri por se mendoj se publiku duhet respektuar) kur lexoj njerez qe pretendojne te nderhyjne ne ngjarje historike duke botuar skupe rrjetesh sociale te cilat me shume mjegullojne lexuesit. Eshte e trishte te shikosh njerez ‘te lire” qe perpiqen ti ngjajne edukatoreve te periudhes komuniste

I tille eshte edhe nje pseudo historian I cili shpesh nxjerr dokumenta totalisht jashte konteksteve historike duke I interpretuar sipas nje llogoreje te caktuar politike.

 

Sot lexova nje document mbi vrasjen e nje prifti katolik shume pak te njohur At Luli gjate luftes nga formacionet partizane te Shkodres. Pa asnje analize te kontekstit kohor apo aktivitetit te priftit te ndjere del nje document I cili rrefen pa burime te sigurta apo emra konkrete ngjarjen e vrasjes se tij.

 

E para per te gjithe ata qe nuk e njohin At Lulin mund te lexojne disa prej shenimeve te oficereve britanike qe operonin ne Veri te shqiperise te cilet e cilesojne ate si te vetmin klerik me arme ne dore I cili ishte pjese e grupeve anti partizane. Qe at Luli ishte nje anti komunist I vendosur kjo nuk duhet te kete kundershtim por a I lejohej nje kleriku armatosja dhe dalja ne prita kunder nje force e cila luftonte ushtrite gjermane?

Mos harrojme se deri ne ate moment formacionet partizane te njohura nga aleatet sit e vetmit force ushtarake anti gjermane ishin pjese e koalicionit nderkombetare anti nazist. Pra dalja e nje kleriku me automatic ne qafe kunder nje force anti naziste nuk eshte se I ben nder figures se tij marre ne kontekstin e kohes.

Nderkohe lind pyetja A mund dhe duhet te jete nje klerik I armatosur dhe i perfshire ne konflikte politike?

E njejta pyetje shkon edhe per nje tjeter klerik nga rradhet partizane I pozicionuar qartesisht ne formacionet luftarake antifashiste, Baba Faja Martaneshi I cili u vra ne nje menyre shume te mjegullt duke I hapur rruge spekulimeve. Vrasja e Baba Fajes per pozicionin qe kishte ne formacionet partizane mund te renditet ne vrasjet politike te kohes. Pra a duhet qe vrasja e Baba Fajes te cilesohet si vrasje e nje kleriku apo e nje ushtaraku/politikani i cili kishte zgjedhur automatikun ne vend te predikimit fetar?

29510918_10214509972038963_5762643676783073288_n

 

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit:

 

Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave

 

Auron Tare mori sot në mbrojtje një prej krimeve më të llahtarshme të luftës, vrasjen, grabitjen dhe djegien e kufomës së klerikut At Lekë Luli. Meqë këtë tekst të mjerë komunist e ka postuar në fb, po i kthej një përgjigje, në përputhje me lëndën që po referoj.

Beqir Ajazi, ish i dënuar politik në regjimin komunist, më tregonte shpesh histori nga kampet dhe burgjet e diktaturës. Siç edhe dihet, në vitet e para të pasluftës, me vendosjen e një regjimi injorantësh, hajdutësh dhe kriminelësh, inteligjencia shqiptare ishte në varr, arrati ose në burgje. Ajazit i qëlloi “fati” të ishte në burg. Në varr i çuan babanë dhe vëllanë. Ndër të tjera, ai shpesh tregonte se në burgje, oficerët e nënoficerët, të gjithë injorantë e dallkaukë të kategorisë së parë, vazhdimisht i flisnin atij dhe të tjerëve me tallje e ironi duke i quajtur “pseudointelektualë borgjezë, feudalë dhe reaksionarë”.

E rigjeta fjalën “pseudo” te postimi i AuronTares në fb, i cili më quante “pseudohistorian” sepse bëra të njohur një krim makabër komunist kundër një klerik antifashist katolik (sipas referimit të vrasësit kryesor). Nëse nuk do të bëja të njohura këto krime, por do adhurojë kriminelë komunistë që janë në zemrën e Tares, sigurisht do isha “historian”. Kallëpi enverist, nuk duron dot faktin e bërjes të njohura të krimeve të komunizmit, sidomos atyre të kryera gjatë luftës nga bandat e Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës, Velimir Stojniçit, etj, sepse është e vetmja fije bari ku kërkojnë të mbajnë një lloj “lavdie” që kurrkund nuk ka ekzistuar. Dhe me gërrci e mërrci, kapen gjithnjë pas gjërave të parëndësishme, por duke përligjur tërësisht krimet e kryera nga komunistët, sepse në thelb kanë adhurim për këto krime. Jam shumë i lumtur që në vlerësimin e Auron Tares jam “pseudohistorian”, sepse ndryshe do më vinte keq për veten. Por Tares nuk di çfarë t’i them. Nisem ta quaj oficer, por nuk e mbajt mend të veshur kështu, me përjashtim të pamjes prej rebeli me kallashnikov në dorë në mars 1997, kur luftonte kundër…Shqipërisë. Dua ta quaj arkeolog, por nuk është as i tillë. T’i them studiues prapë kam frikë se i kam lexuar gafa fillestarësh në ndonjë shkrim që më ka rastisur. T’i them drejtor i suksesshëm i një agjencie që mbron gjasme bregdetin, nuk më lë pisllëku i plazheve dhe vdekshmëritë e larta të verës që shkoi. Çfarë ta quaj pra? Auroni ka disa “pseudo” përpara: pseudooficer, pseudostudiues, pseudoarkeolog, pseudodrejtor. Por është në një gjë i vërtetë: enverist, adhurues i krimit me i mizerjes komuniste.

Kam bërë të ditur faktin e vrasjes, grabitjes dhe djegies së kufomës së klerikut At Lekë Luli nga komunistët në korrik 1944. Auroni kënaqet që e kanë vrarë dhe djegur. Nuk i del ky fakt, por diskuton llojin e burimeve, etj. Për të dokumentuar këtë vrasje janë shfrytëzuar gjithë burimet e mundshme, raporti i Nënprefekturës së Tropojës, kujtimet e vrasësve, etj. Këta të fundit, me shumë krenari kanë rrëfyer se si e vranë, dogjën dhe vodhën, Atë Lulin dhe shoqëruesin e tij, duke i akuzuar se ishin “ndërlidhës” të anglezëve dhe gjermanëve (!). Pjesa e postuar prej meje në fb është nxjerrë nga libri im kushtuar persekutimit të klerit katolik shqiptar që del pas disa javëve. Po bëj një ndryshim të vogël tashmë, duke futur edhe emrin e Auron Tares në cilësinë e avokatit të krimeve në fjalë. Rrjeti social nuk është libër për të vendosur referenca e detaje të tjera, të cilat në libër janë të plota. Sigurisht, në asnjë rrethanë, profesionalizmi nuk ma lejon të shtoj apo vendos gjëra të paqena.

Tare as ia ka idenë se Atë Luli ka qenë një ndër antifashistët e orëve të para. Në kohën kur ai ishte në aktivitet antifashist, idhulli i Tares shiste cigare në dyqanin “Flora” e rrinte në prehrin e jugosllavëve të tij të dashur.

Nuk e di në ka këtë qëndrim edhe shefi i Tares, kryeministri i vendit. Nëse e ka të tillë, vizita e vitit 2014 e Papa Françeskut paska qenë një hipokrizi nga ana e qeverisë.

Dhe meqë ka nisur tekstin agjitativ në stil soroist nga e kaluara e vet, unë nuk kam qenë skënderbegas dhe nuk jam akuzuar ndonjëherë se i kam vjedhur shokut 100 lekë.

 

Bashkëlidhur dokumente nga aktiviteti antifashist dhe antinazist i At Lekë Lulit

29541565_1618693608178468_5498008299638428252_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura