Përplasje për “Ethet e Nilit”/ Vasili-Manastirliut: Mace budallaqe, mjaullite fort nga dhimbja…

Aug 20, 2018 | 19:23
SHPËRNDAJE

Denoncimet e herëpashershme nga Petrit Vasili, lidhur mbi rrezikun që sëmundja vdekjeprurëse “Ethet e Nilit” mund të shfaqet në Shqipëri, ka sjellë përplasje mes tij dhe ministres së Shëndetësisë.

“Si qytetar, ish ministri Vasili do të ketë të gjithë vëmendjen e shërbimit publik shëndetësor nëse do të vendosë të trajtohet për haluçinacionet e tij” shprehet mes të tjerash në reagimin e saj, ministrja Ogerta Manastirliu.

Ogerta

Pas kësaj, ka reaguar Petrit Vasili, i cili e quan Manastirliun “mace budallaqe”.

“Macet budallaqe te shendetesise ne qeveri mjaulliten prap, kafshuan bishtin dhe lepine veten. Ua kam thene, qe sa here heshtin jane me rehat, sepse sa here mjaullijne budallalleku ju merr dhene. Kete here do tua kene zene bishtin me dere ne kryeministri ndaj dhe mjaulliten me fort, sigurisht e kane nga dhimbja….”, shprehet ai në një shënim në rrjetet sociale.

Vasili

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura