Sherr për Butrintin në Komision, Vokshi: Çfarë është kjo? Kumbaro: Më lër të flas…

Oct 11, 2017 | 18:34
SHPËRNDAJE

Ka nisur me debate Komisionin e Medias dhe Edukimit në lidhje me ndërtimet që po kryehen në Butrint.

vokshiii

Një ditë më parë opozita i kërkoi Kumbaros të ndërpresë punimet në Butrint dhe të tregojë transparencë në lidhje me projektin.

Nga ana tjetër ministrja Kumbaro ka shpjeguar edhe njëherë përse po bëhen këto ndërtime në Parkun e Butrinit, i mbrojtur nga UNESCO, ndërsa tregoi edhe arsyet se pse gazetarët nuk u lejuan të filmonin në brendësi.

“Ndërprisni menjëherë punimet!: Ka pasur mungesë të plotë transparence. Gazetarët u penguan të filmonin në Butrint”, tha Vokshi.

“Ju falënderoj për vëmendjen që i kushtoni kësaj çështje. Për filmime në Butrint duhet leje nga Ministria e Kulturës. Ekipet e xhirimit duhet të pajisen me leje përkatëse”, tha ministrja Kumbaro.

Debati është shtuar më tej kur ministrja Kumbaro përmendi rritjen e vizitorëve në Butrint duke iu anashkaluar pyetjeve të drejtpërdrejta nga drejtuesja e komisionit Vokshi.

“Nga sondazhet e kryera evidentohet kërkesa për më shumë shërbime, më shumë cilësi, për lehtësirat e vizitave” tha Kumbaro.

Më tej ka ndërhyrë sërsh Vokshi duke i kërkuar që ti marrë me radhë pyetjet e depozituara nga opozita.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i ka kërkuar ministres të japë sqarime për ndërtimin që po kryhet në Butrint. Ministrja Kumbaro tha se nuk është shkelur ligji për trashëgiminë kulturore, ndërsa sipas saj bëhet fjalë për një ndërtesë, objekt ekzistues që do shërbejë si pikë qëndrimi për turistët.

Vokshi: Çfarë është kjo?

Kumbaro: Më lër të flas.

Vokshi: Po ma shpjego pra?

Kumbaro: Më lër të flas..

Vokshi: A e keni marrë lejnë nga UNESKO?

Kumbaro: E bëtë pyetjen..

Vokshi: Po.

Kumbaro: Prisni që të përgjigjem. Jo nuk ka gërmime.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura