Përplasje në Mirditë, autori plagos të riun dhe ‘arratiset’

Sep 21, 2016 | 9:41
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Mirditë, ndërkohë që autori, tashmë i identifikuar nga policia është larguar pas krimit.

ambulance-urgjenca

Policia njofton se rreth orës 07:45 është marrë njoftim se në spitalin e Rrëshenit është paraqitur i plagosur lehtë me armë zjarri në krah shtetasi N.P. 21 vjeç, banues në Kanicar – Mirditë i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se ka qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta mes shtetasit N.P. dhe një shtetasi tjetër , konflikt që ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit nga ky i fundit”- thotë policia.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi Pal Perndreca , banues në Kacinar -Mirditë i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura