Masakra me tre të vrarë në Vlorë, fotot e viktimave dhe të të arrestuarve

Apr 8, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Masakra e Vlores me tre viktima, ka perfshire ne krim 7 persona dhe ngriti fillimisht shume pista mbi shkaqet e saj.

Pistat e para te policise ishin nga prishja e pazareve e deri te konflikt i momentit, për një femër, por gjithçka u sqarua pas hetimeve, duke bërë edhe zyrtarizimin e shkakut që coi ne masaker.

Paraditen e sotme, policia ka hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërkohë që “panorama Online” boton fotot e viktimave dhe te te arrestuarve të perfshire ne perplasjen e djeshme me arme. 

Viktimat; Hasan Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se disa prej viktimave e të arrestuarve rezultojnë me precedentë penalë për vepra të rënda, siç është edhe trafiku i drogës e prostitucionit.

Te arrestuarit; Betil Aliaj, Ani Begaj, Aleksander Llanaj, Xhuljano Lutaj

Dyshohet se të rinjtë kishin njohje me njëritjetrin jo vetëm si qytetarë të Vlorës dhe rrethinave të tij, por dhe se kishin ndërvepruar në trafik në shtetet ku kishin emigruar. Kjo ka hedhur edhe pistën e ndonjë hakmarrjeje për larje hesapesh mes tyre në lidhje me mosmarrëveshje të mundshme në rrjetin e trafikut të drogës, e madje edhe të prostitucionit. 

Pistat paraprake 

Ndërkaq, një tjetër burim nga grupi hetimor bëri të ditur se nga të dhënat e siguruara kanë arritur në një tjetër pistë që është duke u hetuar. Sipas të dhënave, dy grupet e djemve kanë pasur një sherr e përplasje fizike mes tyre që mbrëmjen e së hënës.

E gjitha kishte marrë shkas pas një zënke për një femër, të cilën dyshohet se e ngacmonin dy prej të rinjve, por se kush ishin protagonistët policia e ka mbajtur të fshehtë. Pas sherrit të mëparshëm, grupi i djemve të rinj kanë shkuar dhe dje për të kërcënuar dy “rivalët”: Haki Rakipin dhe Alfred Velajn. Por situata ka precipituar sërish me përplasje e ofendime, duke përdorur më pas edhe armët e zjarrit.

Policia ka bllokuar dy armë zjarri, por ende nuk dihet se kush prej të përfshirëve në këtë konflikt të armatosur ka qëlluar. Dyshohet se kryesorët janë Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj që gjuajtën mbi Velajn dhe Rakipin. Paraprakisht pohohet se ka pasur shkëmbim zjarri, por nuk konfirmohet se me çfarë arme kanë qëlluar viktimat.

Për policinë dëshmia e Aleksandër Llanajt dhe e tre të rinjve të tjerë të arrestuar pas krimit do të jetë me rëndësi për zbardhjen e krimit të trefishtë. Ndërsa Llanaj u arrestua në spital, ku ndodhet ende në rrezik për jetën, Ani Begaj u ndalua menjëherë pas krimit, Bertil Alliaj u identifikua pas disa orësh dhe u prangos në Vlorë, ndërsa Xhuliano Lutaj duke tentuar të largohej nga qyteti. Lutaj pas marrjes në pyetje është liruar, pasi ka rezultuar se nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Blutë nuk përjashtojnë edhe pista të tjera hetimi që kanë të bëjnë me të shkuarën kriminale të disa prej të rinjve të përfshirë në konflikt, por siç referuan mbrëmë, është ende herët për të folur për pista konkrete.

Pamje nga vendi i ngjarjes, viktimat e shtrirë në tokë

Deklarata e plotë e Policisë së Vlorës:

Vlore, Policia ka arrestuar 4 autoret e dyshuar te vrasjes se shumefishte te ndodhur sot ne lagjen “24 Maji”. Personat e arrestuar jane  shtetasit:

1. Aleksander Llanaj, vjec 23, banues ne Vlore i cili ndodhet i plagosur ne Spital;

2. Ani Begaj, vjec 36, banues ne Vlore i cili u kap nga policia menjehere pas ngjarjes; 3. Bertil Alliaj, vjec 23, banues ne Vlore I cili eshte identifikuar dhe prangosur pas hetimeve dhe

4. Xhuliano Lutaj, vjec 20, banues ne Vlore i cili ishte larguar nga qyteti i Vlores.

 Per te 4 keta shtetas grupi hetimor ka grumbulluar prova qe i perfshijne keta shtetas si autore dhe bashkepuntore ne ngjarje. Grupi hetimor po vijon punen per dokumentimin e plote ligjor te autoresise, dinamikes dhe motiveve te ngjarjes te cilat do te behen me dije zyrtarisht diten e neserme.

*** 

 

Pamje nga vendi i ngjarjes

Më herët, burime nga vendi i ngjarjes thanë se dy nga viktimat humbën jetën në lokal, kurse i treti ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, ku u dërgua i plagosur.

Policia ka sekuestroi edhe 2 automjetet, dy BMW X5 qe dyshohet se jane perdorur ne vendngjarje si dhe dy arme zjarri pistoletë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Lagjia “Çole” në Vlorë është bërë jo pak herë skenë e përplasjes së grupeve kriminale në qytetin bregdetar, që kanë kulmuar në vitin e errët 1997.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura