Përplasje e ashpër mes shqiptarëve në Itali, vritet me armë zjarri një person! Policia blindon zonën

Aug 18, 2022 | 22:27
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pisa të Italisë, pas një përplasje me disa bashkëkombas të tij.

19501000-e1660853119242-600x377

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano në provincën e Pisas.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj dhe ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen që solli një viktimë.

Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërsa nuk dihet shkaku pse ka nisur sherri mes shqiptarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura