MASAKRA TE SHKENCAT/ Arrestohen 3 të dyshuar, 39-vjeçari i kishte shpëtuar një atentati dhe ruhej nga nipat (Fotot)

May 28, 2015 | 5:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një përplasje me armë ka ndodhur tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë, pranë maternitetit të vjetër në Bulevardin “Zogu i Parë” dje në orën 18:50. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik të mërkurën la pas tre persona të vdekur.

Foto nga vendi i ngjarjes, kur makina e autoreve ka perplasur makinen e viktimave

 Zyrtarisht konfirmohet se emrat e viktimave janë: Mentor Lek Lufi, 39 vjeç, banues ne njesine bashkiake numer 11 ne Tirane, i cili ka vdekur ne spital; Besnik Sulku dhe Gerti Goxha, te cilet shihen edhe ne foto me poshte, personat e mbetur te vdekur ne Bulevard. 

Njeri nga viktimat i shtrire ne shesh
Autori, Besnik Sulku

Dje Mentori, nipat e tij dhe Gerti Goxha kanë qenë në kafe me njeri-tjetrin. Sapo kane dale nga kafja, shtetasi Besnik Sulku ka qelluar mbi Gerti Goxhajn dhe Mentor Lufin. Nipi i Lufit, shtetasi me iniciale M.D ka ndjekur per disa metra atentatorin dhe e ka vrare atë. 

Foto nga vendi i ngjarjes

Dyshohet se sebashku me atentatorin ka qene dhe nje shtetas italian i cili eshte goditur nga automjeti dhe eshte shoqeruar ne polici. Ndërsa kane qene nipat e Lufit qe kane qelluar mbi autorin e dyte. 

Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ben me dije se ka arrestuar tre autoret e dyshuar te ketij sulmi, teksa nuk jep detaje per identitetin e tyre. Ndërsa 5 persona jane shoqeruar ne lidhje me ngjarjen e rende.

Foto nga vendi i ngjarjes

Raportohet se konflikti ka ndodhur mes dy grupeve të cilët kanë qenë në dy makina të ndara, një BMW me targa AA 001 IK Benz dhe një Tuareg me targa AA 097 KE. Teksa ne vendin e krimit u gjeten edhe armet dhe gezhoja te shumta.

Viktima tjeter i shtrire ne shesh

Mësohet se ata kanë dalë nga kazinoja që ndodhet përbri maternitetit. Nuk dihen ende detaje të tjera, teksa policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.

Foto nga vendi i ngjarjes

Raportohet se ka pasur bresheri armesh çka ka shkaktuar panik tek kalimtarët.

Foto nga vendi i ngjarjes

Ironia e ngjarjes tragjike eshte se ka ndodhur ne nje dite kur mbi 1300 forca policie jane shperndare ne terren per shkak te vizites se kryeministrit serb Aleksander Vuçiç. 

Foto nga vendi i ngjarjes

Ne vendngjarje shkuan edhe kreu i Policise se Shtetit Haki Çako dhe zv/drejtori i Policise Altin Qato.

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura