Përplasje e akuza/ “Nëse Haradinaj përleshet me Albin Kurtin, ai …”

Sep 6, 2018 | 11:46
SHPËRNDAJE

“Nëse përleshet me Albinin rezultati është i qartë, Albini kish pas me sos”, tha deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, pas deklaratës së Ramush Haradinajt se është në gjendje të përleshet fizikisht me Albin Kurtin dhe me personat e tjerë që e quajn hajn, shkruan Gazeta Express.

kurti-haradinaj-637x376-610x360

Mbrëmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i mllefosur me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajn, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajn.

Konjufca kur u pyet sot nga gazetarët për deklaratën e Haradinajt tha se rezultati do të ishte i qartë dhe Albin Kurti do ta soste./Gazeta Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura