“Përplasje bërthamore SHBA-Rusi”, gjenerali rus zbulon ‘planin’ e Putinit

Apr 17, 2018 | 9:48
SHPËRNDAJE

Konflikti berthamor midis Rusisë dhe SHBA është “i pashmangshëm”, sepse Vladimir Putin kurrë nuk do të “pranojë asnjë lloj humbjeje”, ka paralajmëruar një ish-gjeneral sovjetik, raporton Daily Star.

Gjenerali rus
Gjenerali rus

Sipas Evgjen Buzhinski, Rusia do të përdore armë bërthamore kundër SHBA-së në rast të një konflikti ushtarak.

Për shkak se Rusia po “mbetet prapa” SHBA-së sa i përket fuqisë ushtarake, Putin do të preferonte më tepër një sulm bërthamor, sesa të pranonte humbjen në fushën e betejës, tha ai.

Buzhinski, i cili u bashkua me forcat e armatosura të Bashkimit Sovjetik më 1968, tha se ballafaqimi gjithnjë e më i ashpër mes Rusisë dhe SHBA është “më i keq se Lufta e Ftohtë”.

“Rusia nuk do të pranojë asnjë lloj humbjeje, prandaj përfshirja e armëve bërthamore është e pashmangshme”, tha ai për Channel 4 News.

Komentet e tij tronditëse vijnë në mes të situates se tensionuar, pas sulmit te SHBA dhe aleateve ne Siri, per te cilin Putin eshte deklaruar prere kunder.

Buzhinski, një veteran prej 16 vjetësh me Shtabin e Përgjithshëm të Rusisë, tha se situata ka arritur një fazë të paparashikueshme ku tensionet mund të përshkallëzohen në mënyrë të rrezikshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura