Përplasja/ Zhupa: Prishi këndet e lojërave e përuron parkingje dhe kulla, Veliaj: “7 Xhuxhat” rikthehet

Sep 22, 2018 | 21:43
SHPËRNDAJE

Një deklaratë e kyryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, lidhur me benefitet sipas tij, të ndërtimit të një parkimi nëntokësor ku ka qenë tek këndi i lojërave “7 xhaxhit”, ka sjellë reagimin e zëdhënëses së Partisë Demokratike.

auto_I.ZH_-666x3651532767241

“E quan hapesire te keqshfytezuar, ngaqe kishte kend lojrash me peme, gjelberim, me lojrat me uje ndersa ky po e ben ne sukses me kulla. Po ashtu nga ana tjeter kishte parkim publik po pa kulle siper. Parkimi nentokesor behet per kullat siper, qe te kene ku te parkojne ata qe do marrin shtepite, edhe zyrat aty”, shprehet Ina Zhupa, duke iu referuar një postimi në Facebook të kryebashkiakut.

“Te gjitha keto qe thote do i kemi, i kishim ne hapesiren qe ishte aty. Po i prishi qe te ndertoj kullat siper, edhe te gjitha keto te kalojne netokesore ne sherbim te kullave mbitokesore. Tani se kuptoj pse e inaguron parkimin e kullave ky kryebashkiaku i betonit? Apo e paguajme ne me taksat tona parkingun e kulles provate? Se aty eshte dhene leje ndertimi qe e shikoni me poshte, bashke me foton e asaj qe do jete ndertimi i kulles.  Neser avazi i betonizimit perseri… me fakte si përherë”, shton Zhupa.

Ndërkohë, Veliaj është shprehur se do të rikthehet këndi i lojërave “7 Xhuxhat”, mbi parkim. Punimet zgjidhin përfundimisht problemin e parkimit në këtë zonë, shtoi ai.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura