Përplasja Trump-Macron, NATO i bën thirrje Evropës: Kujdes, mos …

Nov 13, 2018 | 7:55
SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Evropën kundër dëmtimit të marrëdhënieve transatlantike, pas një përplasjeje midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe atij të Francës, Emmanuel Macron.

stoltenberg

Trump, përmes një postimi në Twitter të premten, tha se thirrja e Macronit për “një ushtri të vërtetë evropiane” është “fyese”.

Trump i bëri komentet pasi Macron foli për nevojën e një ushtrie evropiane, duke thënë se siguria e Evropës nuk mund të varet nga Shtetet e Bashkuara.

Duke mos iu referuar në mënyrë specifike thirrjes së Macronit, Stoltenberg tha se i mbështet përpjekjet e Evropës në mbrojtje, të cilat mund të forcojnë NATO-n.

Por, ai i paralajmëroi anëtarët evropianë kundër dyfishimit të punës së aleancës dhe rrezikimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

“Më shumë përpjekje evropiane për mbrojtjen janë një gjë e mirë, por ato nuk duhet të minojnë fuqinë e lidhjes transatlantike”, tha Stoltenberg në një forum në Berlin.

“Nëse flasim shumë për një frazë si: autonomia strategjike … kjo tingëllon sikur ju synoni t’i bëni këto gjëra të mëdha strategjike vetëm dhe nuk mendoj se kjo është një gjë e mençur”.

“Dy Luftërat Botërore dhe Lufta e Ftohtë na kanë mësuar për rëndësinë e bërjes së gjërave së bashku”, tha Stoltenberg.

Trump vazhdimisht i ka kritikuar anëtarët evropianë të NATO-s, si Gjermaninë, për mosarritjen e objektivave të shpenzimeve, të vendosura nga aleanca. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura