Përplasja Rusi-Ukrainë/ Qytetarët largohen edhe nga Krimea, radhë kilometrike të makinave  

Aug 10, 2022 | 22:19
SHPËRNDAJE

Linja të mëdha makinash tregojnë largimin e shumë qytetarëve nga Krimea pas incidenteve të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës. Në gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, shfaqen kolona të gjata gjenden civilë rusë të cilët kanë vendosur të largohen nga vendi shpërthimeve në bazën ajrore ushtarake ruse Saki në perëndim të Krimesë.Screenshot_2-38-780x439

Megjithëse Kievi zyrtar hesht për shpërthimet në bazën ushtarake ruse në Krime, një zyrtar i lartë ukrainas tha sot, në kushte anonimiteti, se forcat speciale ukrainase ishin përgjegjëse për shpërthimet e dhunshme që shkatërruan bazën ukrainase, raporton AFP.

“Nuk dua të largohem nga Krimea. Është kaq e bukur këtu. Këtu jam mësuar, ishte sikur të ishim në shtëpi. Gjithçka ishte kaq e bukur”, tha një grua ruse e cila u largua sot nga Krimeja.

Forcat ajrore ukrainase thanë të mërkurën se nëntë aeroplanë luftarakë rusë u shkatërruan në një varg shpërthimesh vdekjeprurëse në një bazë ajrore në Krime, mes spekulimeve se shpërthimet ishin rezultat i një sulmi ukrainas që do të përfaqësonte një përshkallëzim të rëndësishëm në luftë. Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura