Përplasja Rama-Meta për mosdekretimin e ‘Cakajt’, zbardhet vendimi i Kushtetueses

Jun 18, 2021 | 16:22
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese të premten ka zbardhur vendimin e plotë që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

meta-rama-cakaj

Ky vendim lidhet me mosmarrëveshjen institucionale mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Kushtetuesja ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e kryeministrit, ndërsa ka pushuar gjykimin për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në vendim, Gjykata thekson se kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahen ndërmjet tre organeve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Lexoni: Vendimin e plotë të Kushtetueses

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/