‘”Përplasja për Martinajn’, kreu i Policisë së Burgjeve që u shkarkua dje, në 2013 ishte hequr se…”

Oct 11, 2018 | 11:59
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, në një postim në Facebook ka reaguar për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve.

Sipas Strazimirit Enrik Sulejmani ka qenë i shkarkuar në vitin 2013 për shkak të dekriminalizimit, falë edhe presionit të opozitës.

“Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qëniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013!”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD.

strazimiri

Postimi i plotë

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte!

Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?!

Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë.

Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qëniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013!

Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!

Po si u rikthye ne të njejtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani?

Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?

Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura