Përplasja për Lagunën, ja dëshmia e Armando Prengës

Sep 5, 2015 | 17:08
SHPËRNDAJE

Pas ndalimit në flagrancë që Policia bëri një natë më parë ndaj deputetit të PS-së, Armando Prenga, për konfliktin me familjen Çali në Patok të Laçit, të tjera detaje zbardhen nga grupi hetimor.

Armando Prenga
Armando Prenga

Sipas televizionit “News24”, në dëshminë e dhënë para prokurorit Kosta Beluri, Prenga ka thënë se Gjon Çali i kishte zënë pritë tek sa ai ishte duke udhëtuar nga Patoku për në Laç.

“Po udhëtoja nga Patoku në Laç kur Gjon Çali më zuri pritë. Ai më kërcënoi me armë dhe unë qëllova në ajër”,-ka thënë Prenga. Ndërsa ka shtuar se për shkak të kësaj kanosjeje, ai ka dërguar vëllain e tij të bënte denoncimin në polici.

Prenga thotë se është ndaluar nga Policia në Spitalin e Traumës në Tiranë, e jo siç pretendohet gjatë konfliktit me anëtarët e familjes Çali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura