Përplasja për Kushtetuesen/ Balla thirrje Metës: Reflekto, kush nuk e beson vetingun…

Nov 18, 2019 | 12:39
SHPËRNDAJE

fd103780-629f-4e0e-ba74-dce932742a5e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje presidentit të Republikës, Ilir Meta që të reflektojë dhe t’i rikthehet zbatimit të Kushtetutës.

Sikurse edhe kryeministri Edi Rama, Balla thotë se “më mirë të kemi një Gjykatë me pak anëtarë sesa me shejtanin brenda”.

“Do doja ta kisha shmangur sepse nuk doja që debati politik i ditës të marri vëmendje këtu. Kuvendi ka pasur ditën e premte një qëndrim. Kuvendi flet me rezolutë dhe citon qartë yllin polar te orientimit që duhet të kemi të gjithë.

Zbatimi strik i Kushtetues dhe asnjë pengesë në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Më mirë një Gjykatë me pak anëtar sesa me shejtanin brenda. Kush nuk e beson vetingun nuk e ka me vetingun, por me Reformën në Drejtësi. I them Presidentit të reflektojë, ti rikthehet zbatimit të Kushtetutës, KED ka vepruar sipas Kushtetutës” u shpreh Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura