Përplasja për ‘Kajmakun’, Spiropali i përgjigjet Bashës: Për çdo shkelës që abuzon me ligjin, PS…

Nov 1, 2019 | 13:28
SHPËRNDAJE

elisa spiropali

“Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!”.

Ky është reagimi i deputetes Elisa Spiropali, njekohesisht zedhenese e Qeverise, e cila permes nje reagimi ne FB i ka kthyer pergjigje kreut te PD Lulzim Basha.

“Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!”, perfundon Spiropali.

“Agim Kajmaku është pasqyra e radhës se me kë qeveris ai, është poshtërim për PS-në që nuk nxjerr dot një kandidat jo të lidhur me krimin. Është poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë po në vendin e tyre udhëhiqen nga kriminelët”, tha Basha me heret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura