Përplasja në Dibër, deputeti i PD publikon pamjet: Policia narko e Saimir Xhafajt, dhunon protestuesit

Jun 17, 2018 | 19:14
SHPËRNDAJE

Pas përplasjes me policinë, ku sipas PD u dhunuan disa protestues dhe deptueti i PD, Xhemal Gjiknushi, ka ardhur dhe reagimi nga ky i fundit.

Në një postim në Facebook, Gjunkshi shkruan se ai është dhunuar dhe ka hedhur akuza për policinë.

“Policia e narko/ Sajmir Xhafajt , dhunon protestuesit dhe deputetin e PD!”, shkruan Gjiknushi në Facebook.

“U dhunua deputeti”, PD publikon pamjet e përplasjes mes policisë dhe protestuesve

Partisë Demokratike ka denoncuar sot se deputeti i kësaj force është dhunuar gjatë një proteste të zhvilluar në Dibër.

Në një njoftim nga zyra e shtypit ë kësaj parti thuhet se deputeti Xhemal Gjunkshi, është tërhequr me forcë, gjatë një protestë kundër Ramës.

dhunimi xhemal gjiknushi

Denoncimi i PD

Policia dhunon deputetin Xhemal Gjunkshi! Ai po protestonte bashke me qytetare kunder kryeministrit Rama.

Deputeti Gjunkshi eshte terhequr me dhune nga polica duke u penguar te protestoje.

Dibranet presin me proteste Edi Ramen, qe ka mbledhur administraten ne dite pushimi.

Deputeti Gjunkshi ka shenja te dhunes ne trup nga terheqja e policeve. Ky eshte nje akt i paligjshem kunder nje deputeti.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura