Përplasja në Astir/ Klajda Gjosha: Pasqyra e qeverisjes që ka degraduar në arrogancë. Kjo s’është qeveria që duam

Nov 12, 2019 | 18:46
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha tha se përplasja sot në Astir, “është ndërthurja e korrupsionit me dhunën çnjerëzore që ushtrohet ndaj qytetarëve”.

Në një shënim në facebook, Gjosha shkruan se situata e krijuar është pasqyra e qeverisës së sotme, që sipas saj ka degraduar në arrogancë.

Klajda-Gjosha-Panorama

Postimi i plotë:

Përplasja sot në Astir është ndërthurja e korrupsionit me dhunën çnjerëzore që ushtrohet ndaj qytetarëve! Është pasqyra e qeverisjes së sotme që ka degraduar në arrogancë.

Kjo nuk është Shqipëria që duam dhe aq më pak projektimi për Shqipërinë e të ardhmes!

74698894_1165463990311722_2833060050208030720_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura