Përplasja me Rei Manajn, mbrojtësi ka pësuar dëmtim në tru

Sep 24, 2018 | 2:07
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ishte protagonist sot në fitoren e Albacetes ndaj Majorkës me rezultatin 1-3 teksa shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 3-të të takimit. Ndërkohë në minutat e fundit të pjesës së parë, lushnjari bëri një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj mbrojtësit kundërshtar Xisko Kampos, i cili u detyrua të largohet nga fusha e lojës me ambulancë.

demtim

Në përgjigjet e analizave tregohet se lojtari i Majorkës, do të mbahet nën vëzhgim për 24 orët e ardhshme. Mjekët gjithashtu theksojnë se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në tru, nga përplasja tepër e rëndë. Mesa duket situate është më serioze nga çka u përfol më parë, megjithëse lojtarit i ka ardhur menjëherë ndihma e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura