Përplasja me ndihmësin Mehmeti, trajneri Lerda paraqet dorëheqjen

Oct 29, 2019 | 8:29
SHPËRNDAJE

Pas ndeshjes ndaj Kukësit, trajneri i Partizanit, Lerda ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe të parit që i ka kërkuar llogari ka qenë Mehmetit. Debati ka nisur me tone të larta derisa më pas janë konfrontuar fizikisht.

franko lerda dritan mehmeti

Trajneri italian, pas ngjarjes, është përpjekur të qetësohet dhe më pas ka njoftuar drejtuesit e klubit se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe se në situata të tilla nuk mund të punonte dot.

Drejtuesit i kanë kërkuar të qetësohet dhe se nesër (sot) do të kishte një mbledhje. Lerda më pas ka pranuar vendimin e klubit, por mësohet se ka pak gjasa që të ketë vend për të dy te Partizani. Njëri prej tyre ikën dhe më i rrezikuari, të paktën deri dje në mesnatë, është Mehmeti.

Gaz Demi nuk dëshiron që të thyejë hierarkitë dhe as të largojë një trajner që po kryeson kampionatin, ndonëse një titull Lerda tashmë e ka fituar: atë të sherreve…

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura