Përplasja me Dhori Kulen, Nikolla paralajmëron hartimin e kërkesës për shkarkimin e Konit

Feb 19, 2018 | 21:42
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në “Tonight Ilva Tare” u pyet nëse do të ndërmerrte masa për shkarkimin e rektorit të universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

nikolla_lindita

Pjesë nga intervista: 

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e rektorit?

Nikolla: Nuk është herezi të zbatosh pikën 7.

Tare: Do ta zbatoni?

Nikolla: Sigurisht që po. Nuk është kjo prirja në këtë moment. Unë jam ministrja e Arsimit që kam kërkuar shkarkimin e dy rektorëve mandatin e shkuar. Një është shkarkuar, tjetri është refuzuar nga Presidenti. Edhe kur rektori refuzonte, kam respektuar gjithë të drejtën e tij për t’u mbrojtur.

Por sipas Kushtetutës ministrja mund të kërkoj shkarkimin e Rektorit, por nuk është ajo që jep vendimin e fundit. Mbetet vetëm në dorë të presidentit Meta nëse do të shkarkohet ose jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura