Përplasja me artistët për Teatrin, Basha paralajmërim të fortë Ramës

Feb 12, 2018 | 13:54
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është deklaruar sot në krah të artistëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kauzës sipas tij tërësisht të drejtë për godinën e Teatrit Kombëtar.

basha fjalim jashte kuvendit

Në një deklaratë për mediat, Basha i ka bërë paralajmërim të fortë kryeministrit Rama, duke i kërkuar të tërhiqet sa më shpejt nga “plani ogurzi për ndërtimin e kullës te teatri”.

“Teatri nuk janë tullat, teatri janë artistët, është Ndrenika dhe kolegët e tij. Paralajmëroj Ramën që ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë te Teatri Kombëtar, e paralajmëroj të tërhiqet nga plani ogurzi, asnjë veprim nuk mund të kryhet pa vendosur më parë artistët”- tha Basha.

Më tej Basha tha se Rama po përpiqet të bëjë sovjetizimin e teatrit, përmes bordeve të kota që zgjidhen nga ministri. “Artistë do të jenë ata që do të zgjedhin gjithçka, drejtuesit e tyre dhe shpenzimin e të ardhurave. Duhet një decentralizmin dhe dhënie e pushtetit të plotë për vendimmarrjet e tyre”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura