Përplasja me artistët/ Kumbaro: I pres në Ministri. Ja ç’do bëhet me Teatrin

Feb 13, 2018 | 18:25
SHPËRNDAJE

Artistët i kërkuan takim ne Teatrin Kombetar, por ministrja e Kultures Mirela Kumbaro, deklaron se i pret ata ne Ministri. Kumbaro duke folur per protesten e artisteve dhe problemin e madh qe ata ngrene per godinen e Teatrot Kombetar, thote per ReportTV se salla aktuale nuk do te levize, nderkohe qe do te kete edhe dy salla te “Turbina”.

“Teatri do të vijojë që të jetë funksion me të gjitha parametrat, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilit i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka autorizim, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri”- thote Kumbaro.

Sa per problemin me ligjin, per te cilin jane shprehur kunder shume artiste, Kumbaro ka deklaruar: Nuk ka akoma të formuluar një propozim. Unë sapo thashë, që nesër unë i kam ftuar përfaqësuesit e sindikatës në ministri për të marrë në konsideratë dhe për të dëgjuar si ta përsosim më mirë ndryshimet në ligjin e aktual. Nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por disa ndryshime. Disa prej këtyre konsultimeve kanë filluar dje. Nga qendra e Kinemasë kemi marrë disa propozimet që i kemi reflektuar. Tryezat e konsultimeve janë për tu ulur dhe diskutuar përballë. Është ligj për artin dhe kulturën dhe jo për teatrin.

Përplasja/ Kumbaro pranon takimin, artistët: E presim në Teatër

ALMA MILE / Artistët i kërkojnë ministres Mirela Kumbaro takim në ambientet e Teatrit Kombëtar. Dje, Sindikata e Teatrit Kombëtar zhvilloi një takim në hollin e TK-së. Edhe pse ishte menduar që takimi të zhvillohej në sallën e shfaqjeve, kjo nuk ndodhi, pasi dera ishte e mbyllur.

kumbaro

Më në fund, artistët vendosën ta zhvillojnë takimin në hollin e institucionit. Të pyetur se përse nuk janë lejuar në sallë, drejtori i TK-së, Hervin Çuli, u shpreh se nuk kishte marrë asnjë kërkesë zyrtare nga ana e organizatorëve të këtij takimi, për më tepër që dita e hënë dhe e martë janë pushim për administratën e TK-së.

Sipas tij, edhe më herët sindikata dhe SASE kanë zhvilluar mbledhje në ambientet e TK-së dhe nuk do të kishin pasur asnjë kundërshtim, nëse do të kishin bërë më herët një kërkesë.

TAKIMI

Në takimin e djeshëm, veç aktorëve të Teatrit Kombëtar, krijues të pavarur, merrnin pjesë edhe aktorë të Teatrit të Kukullave, madje edhe nga teatrot e rretheve, të cilët shprehën solidaritetin me aktorët e TK-së.

Regjisori Altin Basha dha lajmin e mirë, se Ministria e Kulturës ka pranuar takimin me një përfaqësi të artistëve në ambientet e Ministrisë, por ai propozoi që takimi të zhvillohej në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë në Teatrin Kombëtar.

“Të vijë në këtë sallë, që shpresojmë që atë ditë të jetë e hapur, pasi për këtë bëhet e gjitha. Madje ftojmë edhe mediat e publikun, sepse s’ka më mirë se transparenca dhe transparencë deri tani nuk ka pasur. Teatri nuk është as i ministres dhe as i drejtorit”, tha Basha. Sipas tij, tashmë çështja ka marrë përmasa të mëdha dhe nuk bëhet fjalë për një shaka.

“Peticioni ka njohur 4 mijë firma dhe askush nuk mund të bëjë si i mosditur apo i keqkuptuar. Është folur për 500 e-maile ku është dërguar projektligji, por asnjërit prej artistëve këtu nuk i ka ardhur ndonjë e-mail. Të na ndihmojë media t’i gjejmë 500 njerëzit që u kanë vajtur e-mailet”, ironizoi Basha. Regjisori dhe dramaturgu Stefan Çapaliku propozoi që të bëhet një kërkesë pranë Parlamentit Shqiptar për një amendament që të parashikojë që titullari i teatrit të zgjidhet nga komuniteti artistik. Për aktorin Neritan Liçaj, ky është momenti për t’i zgjidhur të gjitha problemet dhe nuk duhet shtyrë më tej, me logjikën e plotë- simit të disa kërkesave dhe për t’iu rikthyer më vonë.

“Kam 15 vjet që luftoj për një ligj më të mirë, një strukturë më të mirë… Është momenti i zgjidhjes”, tha Liçaj. E pranishme në takim ishte edhe aktorja e Teatrit të Kukullave, Shegushe Bebeti.

Ajo ndau shqetësimet e kolegëve të saj, që, sipas aktores, “janë të frikësuar për vendin e punës dhe për bukën e gojës. Në Teatrin e Kukullave ka plasur skandali dhe ne nuk e dimë nga kush drejtohemi. Arroganca e një drejtoreshe të paaftë vazhdon edhe sot”. Regjisori Robert Budina iu bashkua takimit.

Ai i bashkëngjiti shqetësimeve të parafolësve atë të kineastëve, të prekur nga ndryshimet në Ligjin për Artin dhe Kulturën. Sipas Budinës, “politika si e majtë apo e djathtë ka qenë indiferente ndaj artit dhe kjo ndoshta edhe për fajin tonë që s’kemi qenë të mirëorganizuar. Është momenti që politika të kthejë sytë nga arti, sepse politika shkon e vjen, ndërsa njerëzit e artit mbeten aty, për ta çuar vendin përpara”.

Në përfundim, artistët i bënë një thirrje të hapur ministres Kumbaro të pranojë ftesën e tyre për ta zhvilluar takimin në sallën e Teatrit Kombëtar. Ndërkaq, dje, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ministrja Kumbaro ka zhvilluar një takim me një përfaqësi të skenës së pavarur, të cilët kanë ngritur problemet e fondeve, projekteve dhe projektligjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura