Përplasja me armë në lokalin te “Shkëmbi i Kavajës”, arrestohet pronari 44-vjeçar, qëlloi mbi klientin

Jul 8, 2015 | 10:52
SHPËRNDAJE

Vihet në pranga një nga autorët e përplasjes me armë në një lokal te “ Shkëmbi i Kavajës”, në Durrës. Policia e Durrësit ka njoftuar sot se është arrestuar 44-vjeçarin, Arben Drazhi, banues i këtij qyteti dhe pronar i lokalit. 

Policia e Durrësit

“Ky shtetas ka tentuar  të vrasë  më armë  zjarri shtetasin  A.B.21  vjeç, banues në Shënavlash Durrës”-theksohet në njoftimin e policisë.

Sipas saj, nga këqyrja e mjetit BMV me targë AA325MB në pronësi të të riut, mbi të cilin u qëllua me armë janë konstatuar disa dëmtime si pasoje e të shtënave.

Policia ka gjetur në cilësinë e provës materiale në vendngjarje: një gëzhojë kalibër 9 mm; një predhë kalibër 9 mm e deformuar; një pistolete kalibër 9 mm dhe një krëhër me 9 fishekë.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se edhe shtetasi  A.B. ka qëlluar në drejtim të lokalit dhe përkëtë arsye është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij”- thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vrasja  me  dashje  e  mbetur  në  tentativë” dhe “Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje  eearmëve luftarake dhe e municionit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura