Përplasja/ ‘Ke vrarë, si të zë gjumi natën’, reagon Diana Çuli: S’kam faj

Mar 10, 2017 | 17:00
SHPËRNDAJE

Shkrimtarja Diana Çuli foli per here te pare ne emisionin Top Story ne Top Channel per akuzat qe jane hedhur mbi te për përgjegjësinë morale të saj ndaj dënimit me vdekje të Genc Lekës.

Skenariste Diana Çuli
Skenariste Diana Çuli

Shkrimtarët Diana Çuli dhe Agron Tufa, përplasjen e nisur nga rrjetet sociale dhe mediat e shkruara në lidhje me rolin e të parës në gjykimin dhe pushkatimin e poetit Genc Leka 40 vite më parë.

Agron Tufa këmbënguli se recenca e bërë prej Çulit të poezive të Genc Lekës, çuan në dënimin me vdekje dhe poetit. Ai tha se recenca e shkrimtares ka qenë e ashpër dhe e qëllimshme.

“Ju tek poezitë që ishin lirika peisazhi, mund t’i kishe bërë një interpretim më neutral. Ju thoni që mund t’i kishe bërë më keq?! Interpretimi juaj ishte i ashpër sepse kishit një urrejte të madhe për këtë klasë, mbronit regjimin”, tha ai.

Vetë Diana Çuli tha se nuk kishte përgjegjësi në pushkatimin e Genc Lekës, ndërsa shtoi se nëse nuk do të bënte recencën e poezive, mund të dënohej.

Diana Culi ne Top Story:

“Në 2007 unë kam dal publikisht dy orë në emisionin e Blendi Fevziut kam thënë jam këtu nuk do largohem kurrë nga Shqipëria, kërkoj të zbardhet kjo cështje deri në fund, roli im në këtë. Ku jam? Jam këtu dhe pres gjithcka të ndodhë kjo. I kam kërkuar ndjesë familjes Leka që emrr im ishte perfshire në këtë gjë, por unë nuk e ndiej veten përgjegjëse për vrasjen, pushkatimin e poetit Genc Leka. Kjo ngjarje ka ndodhur 42 vite më parë, nuk e kam bërë sot unë këtë person se në gjithë gazetat del fytyra ime e sotme dhe ngjan sikur ka ndodhr sot në demokraci.

Akuza është tepër e rëndë, llaftarisht e rëndë, nuk i është thënë as përgjegjësve të dikataturës ajo që më është bërë mua në këto 25 vjet.

Tani e korrigjoi pak zoti Tufa, por e zezë në të bardhë është shkruar shumë e rëndë akuza.

Unë nuk kam heshur se i numërova kur kam folur. Nga 2007 deri më sot u hap tani. Unë mendoj zoti Tufa, këtu është zoti Blloshmi që prej 15 vjetësh e ka shkruar këtë cështje në shtyp, duke u nisur nga emri im dhe unë s’kam dashur kurrë të replikoj me zotin Blloshmi se kam kuptuar dhimbjen e tij, e kam kuptuar që është identifikuar armiku i gjithë kësaj ngjarje në personin tim por s’e quaja të drejtë të replikoja me zotin Blloshmi se i i përkiste një dhimbje shumë të madhe.

Kam menduar që do qetësohen gjakrat, emocionet, do vijë dita kur do hapen dosjet dhe do kuptohet prej vërteti se cfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Kthehemi 42 vjet prapa, është koha që unë sa kam hyrë në gazetën Drita, sa ka ndodhur plenumi 4, ka rënë bomba mbi kulturën dhe artin, është arresatuar Todi Lubonja dhe Tedi Pacarami për mendime të gabuara në kulturë dhe art, është anatemaur Xhevahir Spahiu nga vetë Enver Hoxha si sartrian, është anatemuar Moikom Zeqo nga Mehemet Shehu si dekadent që janë akuza shumë të rënda nga krerët e shtetit, është krijuar një luftë e madhe në shtyp duke ngritur rininë për të anatemuar romanin “Dimri i vetmisë së madhe” të Ismail Kadaresë, në këtë atmosferë unë dhe një grup tjetër të rinjsh, ishte drangul lidhja e shkrimtarëve se ishin pushuar të gjithë nga puna në pleniumin katër.

Në atë kohë unë kur kisha sektorin e poezisë, jetonim ne diktaturë në rend policor, s’ishte diktatura as e Causheskut por diktatura më e rëndë e kohës së Enver Hoxhës dhe nëse dilte gazeta Drita të dielën deri të majtën na dridhej gjaku që zyra e shtypit e komitetit qëndror mudn të ulërinte dhe të thoshtë vjersha dekadente, tregim skandaloz, ndalohet gazeta, kush është redaktori.

Ekspertizat letrare ishin një rutinë dhe detyrim ligjor për të gjithë redaktorët që ishin atje dhe nuk ishte fjala që je bashkëpunëtor i sigurimit.

Më ka ardhur hetuesi që nuk e mbaj mend as për fytyrë, e pash pastaj më vonë, i shoqëruar me siguri.

Nuk thuheshin hollësitë…jetojmë në kohën e realizimit socialist me 5 dogma të tmerrshme dhe në kishim mënyrën dhe rregulloren në tavolinë si duheshin analizuar. Erdhi vetëm cikli i poezive të Genc Lekës nga hetuesi dhe njeriu që e shoqëronte, unë si redaktore e poezisë që isha, do bësh një analizë për këto poezitë se na duhet.

Sigurisht që e kupton që ky poeti që ka këto vjershat është në siklet …

Unë s’jam e zonja sot të shpjegoj që cili ishte ekuilibri i mendimeve të mia liberale apo revolucionare se është 40 vjet më vonë dhe unë s’jam sot me ato mendime që kam patur atëherë.

Jo s’kam qenë e deytruar, ishte detyrim ligjor, do ta bëje se s’bën nëse s’e bëja unë, unë do e dënohesha dhe do e bënte dikush tjetër.

Me llogjikën time të sotme kur e shikoj dhe kur e lexoj ekspertizën them edhe në atë moshë të re që paskam qenë kam pasur një lloj maturie dhe nuk e kam rënduar, po zoti Tufa se nëse unë do kisha zell revolucionar unë s’do kisha shkruar tronditje ideologjike se trishtimi dhe pesimizmi ishin kategori ideore ishte i ndaluar që të botohej, coroditje më e dobët se tronditje.

Unë mund të kisha thënë tronditje ideologjike që shtyn dhe sot lexuesit të ngrihen kundër regjimit, s’e kam thënë, s’kam thënë që ka bërë agjitacion dhe propagandë, kam thënë që ka pesimizën, trishtim, s’kam thënë asnjë fjalë që mund ta rëndonte atë njeri të cilin nuk e dija ku ishte dhe në cfarë rrethane.

Iku, unë se kam dëgjuar më këtë histori, s’e dija ca ka ndodhur e kam dëgjuar për herë të parë në 94, s’më ka zënë gjumi jam ndier keq, kam kërkuar te di c’ka ndodhur, u hap sikur ishte dënuar për shkak të recensës time..

Habitem se si ju zoti Agron jeni marrë vetëm me këtë segment të dënimit të poetit dhe nuk keni parë ka mbi 90 dëshmitarë ka mijëra faqe me deponime ka njerëz që janë shpërblyer se kanë dalë atje janë bërë anëtarë partie.

Unë s’e quaj veten përgjegjëse për vrasje se ndryshe nuk do qarkulloja në rrugë,
nxirreni ju që unë jam përgjegjëse hapeni dosjen se këtë detyrë keni, po jo ta thoni me emocione dhe të bërtisni githandej, unë s’e quaj veten përgjegjëse”.

Agron Tufa: Ju atyre poezive mund t’u kishin dhënë një interpretim më letrar. Fjalia merr kuptim kur është e plotë jo me presje. Kam botuar dokumentin, ju mund ta kishit bërë neutrale por nuk deshët. Si ju zë gjumi pa kërkuar falje publike?

Diana Çuli: Unë mendoj si ju zë gjume juve me ato fjalë që keni përdorur, me akuzën “vrasëse” ndaj meje.  Kjo punë bëhet me institucione e jo me mendimin tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura