Përplasja, Fuga: Projektligji kalbëzon Akademinë. Gjinushi: Kthim pas në 2007

Nov 6, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Artan Fuga dhe Skënder Gjinushi përplasen për reformimin e Akademisë së Shkencave. Pas një lloj “pajtimi” të vendosur nga Kryeministri Edi Rama, që asnjë nga platformat e propozuara për reformimin e Akademisë të mos injorohej, kanë rinisur debatet.

Akademia-Shkencave

Dje, në Akademinë e Shkencave është zhvilluar një mbledhje Asambleje, gjatë së cilës do të ballafaqoheshin platformat, për të cilën akademiku Artan Fuga, që është edhe autori i platformës alternative, pretendon se nuk ishte njoftuar dhe u gjet i papërgatitur. Ai ka kërkuar disa ditë kohë për ballafaqim, ndërsa kryetari i grupit të punës, Skënder Gjinushi, shprehet se tashmë ballafaqimi është bërë dhe se ndryshimet do të reflektohen në një tekst përfundimtar.

Sipas tij, në platformën e Fugës është futur një “antireformë”, që bën një kthim pas në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është e integrueshme në ligj ose në statute e akte të tjera nënligjore. Nga ana tjetër, Fuga shprehet se projektligji i grupit të punës nuk sjell reformimin e Akademisë së Shkencave, por është thjesht një fasadë e ngritur mbi interesa të vogla.

Ai shprehet i hapur për një ballafaqim më të gjerë, jashtë dyerve të Akademisë së Shkencave, ku të marrë pjesë i gjithë komuniteti i shkencëtarëve dhe ai universitar. Por Gjinushi shprehet se nuk do të ketë më një ballafaqim.

“Dallimi mes dy platformave është që te njëri vendoset një standard europian, ndërsa te tjetri një standard shqiptar, i eksperimentuar vetëm në vitin 2007, që ka dështuar dhe nuk përdoret as në institucione të nivelit të dytë e të tretë. Është një nga praktikat më të shëmtuara të përdorura në reformimin e shkencës”, u shpreh dje kryetari i grupit të punës, ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Akademia e Shkencave për hartimin e projektligjit, për reformimin e kësaj të fundit.

Ai thotë se s’ka më vend për ballafaqime dhe se platforma e Artan Fugës është një kthim pas në vitin 2007, tek ai ligj që është cilësuar antikushtetues dhe penalizon akademikët në bazë moshe.

Ku qëndron ndryshimi i dy platformave për reformimin e Akademisë së Shkencave?

Projektligji, i mbështetur ndërkombëtarisht është gati për votim, por siç tha Kryeministri, u mor në konsideratë edhe platforma e z. Fuga. Kontradikta deri dje nuk ka pasur në thelb, por ka në deklarime, që unë nuk i kam kuptuar asnjëherë, sepse asnjëherë pretenduesi nuk ka ballafaquar projektin e vet me projektin tonë. Pa llogaritur faktin që një individ i vetëm është kundër të gjithëve, kundër akademive europiane dhe të gjitha grupeve të interesit, ministrive, etj.. Ne jemi befasuar që projekti i ri ka vetëm një rikthim te reforma e 2007-s. Është ajo reformë që Fuga dhe të tjerë kanë kritikuar dhe kanë kërkuar prapë reformimin e akademisë. Të kërkosh sërish reformim pas 10 vjetësh, gjithnjë lind pyetja: përse? Kjo do të thotë që ka dështuar e para e meqë ajo ka dështuar, vetëm ajo nuk mund të ribëhet. Ajo është një reformë antikushtetuese që edhe gjykata e ka cilësuar si të tillë. Është një reformë që është dënuar edhe nga komunitetet ndërkombëtare të akademive si praktika të politizimit dhe thënë në një fjali: sa herë ndryshohet maXhoranca, rithemelohet Akademia. Akademikët e rinj zgjidhen jo nga procedura ligjore, por nga komisione qeveritare. Asambleja rimbështeti faktin që nëse hiqet kjo antireformë, që është futur pas fjalës së Kryeministrit dhe që është një rikthim mbrapa, pjesa tjetër është e përshtatshme dhe nuk ka gjëra që i ka varianti i Fugës dhe nuk i ka varianti ynë.

Ju thoni që mund të integrohen, por z, Fuga i quan “diametralisht të kundërta”…

Nëse dikush do të shihte dy projektligjet, pa antireformën, që ka futur Fuga dhe për të cilën do të indinjohej, do të konstatonte, së pari, që projekti i tij as sot nuk është një projektligj dhe është i pavotueshëm. Praktikisht është një gjysmëkatrahure. Ndërsa në përmbajtje ka elementë, që në 70% të tyre janë pjesë e statutit dhe janë të parashikuara në statut dhe aktet nënligjore dhe nuk mund të jenë pjesë e ligjit.

Çfarë synon projektligji që ju propozoni?

Së pari, synon të rregullojnë sa më mirë pranimet në Akademi; së dyti, synojnë të harmonizojnë më mirë brezat në Akademi, pa bërë klauzola si në 2007-n, që të vjetrit anatemohen, u hiqet e drejta e votës.

A e dini ju që Ismail Kadare nuk ka të drejtë vote në Akademi?

Ia kanë hequr këtë të drejtë rrugës. Mendohej se po të votonte ai, do të ishte negative. Ndarje që nuk e bën asnjë akademi në botë, por bën një harmonizim të të vjetërve me prurjet e reja; sipas këtij ligji, edhe akademikët nuk janë të paprekshëm nëse kanë hyrë falso, me plagjiatura apo fabrikime. Ndërsa të gjitha të tjerat synojnë që ta bëjnë Akademinë sa më të hapur. Dhe nëse synon të jetë sa më e hapur me Akademinë e të Rinjve apo edhe me joanëtarët, nuk mund të privojë dhe përjashtojë figurat e veta, vetëm për kritere moshore. Pra, dallimi mes dy platformave është që te njëri vendoset një standard europian, ndërsa te tjetri një standard shqiptar, i eksperimentuar vetëm në vitin 2007, që ka dështuar dhe nuk përdoret as në institucione të nivelit të dytë e të tretë. Është një nga praktikat Së pari, synon të rregullojnë sa më mirë pranimet në Akademi; së dyti, synojnë të harmonizojnë më mirë brezat në Akademi, pa bërë klauzola si në 2007-n, që të vjetrit anatemohen, u hiqet e drejta e votës.

A e dini ju që Ismail Kadare nuk ka të drejtë vote në Akademi?

Ia kanë hequr këtë të drejtë rrugës. Mendohej se po të votonte ai, do të ishte negative. Ndarje që nuk e bën asnjë akademi në botë, por bën një harmonizim të të vjetërve me prurjet e reja; sipas këtij ligji, edhe akademikët nuk janë të paprekshëm nëse kanë hyrë falso, me plagjiatura apo fabrikime. Ndërsa të gjitha të tjerat synojnë që ta bëjnë Akademinë sa më të hapur. Dhe nëse synon të jetë sa më e hapur me Akademinë e të Rinjve apo edhe me joanëtarët, nuk mund të privojë dhe përjashtojë figurat e veta, vetëm për kritere moshore. Pra, dallimi mes dy platformave është që te njëri vendoset një standard europian, ndërsa te tjetri një standard shqiptar, i eksperimentuar vetëm në vitin 2007, që ka dështuar dhe nuk përdoret as në institucione të nivelit të dytë e të tretë. Është një nga praktikat më të shëmtuara të përdorura në reformimin e shkencës.

A do të ketë një ballafaqim mes dy platformave?

Ballafaqimi është bërë. Ne zbatojmë këshillën e Kryeministrit. Shprehëm ku jemi të papajtueshëm me platformën e Fugës, për pjesën tjetër do të reflektohen në një tekst final, me disa rregullime, sepse e gjithë pjesa tjetër është e integrueshme në statut e më tej. Pra, ai nuk e ka të qartë ku ndahet statuti nga ligji, rregulloret, etj..

fuga

Fuga: Platforma ime reformon Akademinë, tjetra e kalbëzon

“Projektligji i hartuar nga grupi i punës së Ministrisë së Arsimit dhe Akademia nuk sjell reformim, e kalbëzon edhe më rëndë Akademinë e Shkencave”, kështu u shpreh dje akademiku Artan Fuga, pasi doli nga mbledhja me dyer të mbyllura dhe ku mësohet të jetë diskutuar me tone të larta.

Sipas tij, platforma e grupit të punës “është një riprodhim dhe vjen si pasojë e faktit që nuk ka koncepte të reja, nuk ka një model të ri, nuk gjen pozicionimin e Akademisë në sistemin e kërkimit shkencor. Është një model që nuk funksionon dhe do ta degradojë edhe më keq Akademinë. Nga ana tjetër, unë jam shumë i hapur, në vazhdim të idesë së Kryeministrit për gjithëpërfshirje dhe ballafaqimin e të dy platformave”. Akademiku Fuga u shpreh se Asambleja, pavarësisht se nuk e pranon, është tërhequr dhe pasi ka bërë gjithë censurimin e mundshëm të platformës së tij, ka kërkuar ballafaqim si pretendonte ai. Por Fuga shpjegon se dje ai nuk ka qenë i përgatitur dhe ka kërkuar disa ditë kohë. “Sipas kryetarit të grupit të punës, z. Skënder Gjinushi, këto dy platforma nuk kanë ndonjë dallim të madh dhe janë të integrueshme, kurse mendimi im është që ato platforma janë dy modele diametralisht të kundërt.

Dy modele që japin dy forma dhe përmbajtje të ndryshme të Akademisë”, tha Fuga, duke shtuar se është i hapur për diskutime nen për nen. “Por kjo mund të bëhet në praninë e znj. ministre, e cila sipas deklaratave, pranon të na presë në zyrë e të bëjmë debatimin. Kjo çështje nuk zgjidhet me votë, por përpara një jurie të madhe, e cila të përbëhet nga komuniteti i shkencëtarëve, universitarëve, profesorëve të vendit, të cilët duhet të diskutojnë, se cilat nga platformat u duket më e përshtatshme. Ju them me përgjegjësi që znj. ministre më ka konfirmuar që dalja e debatit jashtë Akademisë është më e mira që mund të bëhet.

Unë i qëndroj mendimit që platforma ime i jep një mundësi të plotë reformimit të Akademisë, kurse reforma tjetër është ndërtuar thjesht mbi bazën e dëshirave dhe interesave të vogla dhe nuk sjell asnjë ndryshim, por është një fasadë, e cila do ta degradojë edhe më keq Akademinë e Shkencave dhe nuk do të mund të kryejë funksionin e vet, si ka bërë deri më tani”, tha dje Fuga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura