Përplasja e tregtarëve të duhanit në Shkodër, policia sqaron ngjarjen: Në asnjë rast s’ka pasur dhunë

Jul 30, 2015 | 9:07
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodres ka sqaruar ngjarjen e djeshme ku tregtaret e duhanit jane perplasur me forcat e rendit. Sipas sqarimit zyrtar, dje Agjencia Crown Agent ka zhvilluar një kontroll në tregun informal të tregëtimit të duhanit të grirë i cili klasifikohet në mallrat që paguajnë akcizë.

Dje gjate aksionit ne Shkoder
Dje gjate aksionit ne Shkoder

“Me qëllim mbarëvajtjen e veprimtarisë së kësaj Agjensie nisur edhe nga numëri i konsiderueshëm i personave të cilët tregtojnë duhan të grirë në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Rus”, nga ana kësaj Agjencie u kërkua mbështje nga shërbimet e policisë së rendit. Gjatë kontrollit dhe konfiskimit të mallrave të aksizës (82 kg duhan i grirë), ndaj punonjësve të kësaj Agjencie pati reagime dhe kundërshtime verbale të personave që tregetonin në mënyrë të kundraligjshme gjë që krijoi konfuzion dhe bllokim të lëvizjes së lirë të mjeteve.

Shërbimet e policisë që ishin në mbështetje të veprimtarisë së Agjencise Crown Agent kanë kërkuar ndihmë për shërbime të tjera policie me qëllim normalizimin e situatës dhe lëvizjes së lirë të mjeteve.

Me mbërritjen e shërbimeve të tjera të policisë dhe drejtuesve të tyre, u është kërkuar qytetarëve të lironin rrugën për lëvizjen e mjeteve.

Të pranishme gjate nderhyrjes kanë qenë edhe mediat lokale.

Sqarojmë se në asnjë rast punonjësit e policisë nuk kanë përdorur dhunë ndaj asnje shtetasi, tregëtari apo gazetari, por vetëm u është kërkuar të largohen nga rruga autmobilistike pasi ishte bllokuar lëvizja e lirë të mjeteve.

Drejtoria e Policisë se Shkodres bën me dije se bashkëpunimi me median ka qenë korrekt dhe transparent, njekohësisht garantojmë bashkëpunimin dhe respektimin e çdo media apo gazetari”,- thuhet ne njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura