Përplasja e policisë me tregtarët e duhanit, Topalli: Shefi i policisë rrahu një gazetar se po filmonte

Jul 29, 2015 | 16:42
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka denoncuar sot atë që e cilëson si dhunë shtetërore në Shkodër, ndaj tregtarëve të duhanit.

Statusi i Topallit
Statusi i Topallit

Ditën e sotme, tregtarët e duhanit në Shkodër u përplasën me Policinë gjatë një aksioni të kësaj të fundit. Mirëpo, Topalli e cilëson aksionin e policisë si dhunë dhe që dekurajon fshatarët që të prodhojnë.

Topalli ka denoncuar edhe kreun e komisariatit të Shkodrës, Demrozin, i cili sipas saj, kërcënoi gazetarët që më mos filmonin, duke dhunuar edhe një prej tyre.

“Sot, si e tërbuar, policia është sulur mbi fshatarët që shisnin duhan për të fituar bukën e gojës, pasi janë zhytur në mjerim. Në vend që fshati dhe fshatarët e varfër të inkurajohen për të mbjellë tokën, ata po terrorizohen”, shkruan Topalli.

Postimi i Plotë

Dhune shteterore ne Shkoder!

Sot si e terbuar policia eshte sulur mbi fshataret qe shisnin duhan per te fituar buken e gojes pasi jane te zhytur ne mjerim.

Ne vend qe fshati dhe fshataret e varfer te inkurajohen per te mbjellur token ato po terrorizohen.
Duhanin sipas nje tradite te hershme e kane mbjedhur e prodhuar me djerse e pune te veshtire, pa ndihmen e shtetit, pa ujin e domosdoshem pa subvencionet e premtuara.

Ato ndoshta nuk nxjerrin as shpenzimet e bera. Por sikur kjo te mos mjaftonte shteti policor sot iu turr edhe grave, nenave qe kishin dalur per te shitur ate pak duhan vendas per te fituar nje lek me cu ne shtepi per buken thate te femijeve te tyre.

Por policet i moren edhe mallin pas dhunes qe ushtruan. Por nuk u ndalen ketu. Shefi i Komisariatir Demrozi kercenoi dhe gazetaret qe te mos filmonin dhe dhunoi njerin prej tyre.

Kjo eshte vetem nje prej fetyrave te kalbesirave ne pushtet! Ajo e patolerueshmja, e turpshmja eshte edhe me lart.

Ajo zyrtarja eshte ajo qe prej dy vitesh e denoncojme ne parlament dhe qe para dy ditesh e shkroi ne Raportin e tij Departamenti i Shtetit! 

Une denoncoj me force dhunen kundra fshatareve ne Shkoder, Denoncoj me force dhunen ndaj gazetarit e gazetareve te ushtruar sot ne Shkoder,

Te dashur miq! 
Nuk mund te vazhdojme te mendojme sot per sot. “Kjo castesi e skajshme na casteson, dhe vec kesaj na cekteson, na ben te percipte “. e ne fund ju detyron te ulni qafen!  Ka vetem nje rruge per te shpetuar kete vend, jeten dhe te ardhmen!

Kalbesirat duhen permbysur!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura