Përplasja e Policisë me banorët ne Shkozë, reagon Topalli: Ky shtet nuk pyet as për fëmijët

Sep 14, 2017 | 18:27
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar ashpër sot për përplasjen e banorëve të Shkozës me Policinë në një protestë ditën e sotme.

Topalli-JozefinaNjë fëmijë qante dhe ulërinte i tronditur kur Policia i shoqëronte prindin dhe Topalli del në përfundimin se shteti nuk pyet as për fëmijët, por përdor dhunën si mjetin kryesor.

POSTIMI

Te dashur miq,

Shikoni fetyren e femijes…

Te keput shpirtin. …

Lutet, qan, kerkon ndihme… ka frike.

Por askush nuk pyet per te.

Arroganca e dhuna e shtetit policor nuk don t’ia dije as per femijet, as per dhimbjen e traumatizimin e tyre.

Ky vend drejtohet vetem me dhune e pashpirtesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura