Përplasja e Pjerin Ndreut me “Shqiponjat”, Rama: Çdokush që i ofendon dhe pengon detyrën e Policisë, do përballet me ligjin. Shqetësimi më i madh do ishte nëse…

Jun 29, 2021 | 13:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me ngjarjen ku është përfshirë kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i cili është kallëzuar penalisht nga një oficer policie me pretendimin se e ka penguar të ushtrojë detyrën e tij dhe e ka ofenduar.

Rama deklaron se çdokush që do të ofendojë apo pengojë punën e policisë së shtetit, qoftë ai edhe një zyrtar i lartë, do të përballet me pasojat ligjore.

Sipas tij, shqetësimi më i madh në këtë rast do të ishte nëse oficerët e policisë nuk do e kishin kallëzuar këtë rast në prokurori.

“Së pari nuk e kuptoj lidhjen e zaptimit të plazhit me muzikën. Kur vjen puna për ofendimin e policisë, askush nuk ka të drejtë dhe mund tja hedhë lehtë pa u përballur me ligjin. Policisë i bëhet dhe një ofendim tjetër i vazhdueshëm kur i hidhet faji për çdo gjë që ndodh. Ky është një ofendim shumë më i madh se sa ofendimi individual i një personi ndaj disa oficerëve. Është në shkelje të ligjit dhe ka proces. Unë do shqetësohesha nëse strukturat përkatëse nuk do ndiqnin rrugët ligjore. Nuk ka tolerim për askënd, nuk ka tolerim që një zyrtar i lartë ofendon një patrullë ose një punonjës policie” – tha kreu i qeverisë.

Krahas këtij rasti të izoluar, Rama tha se ofendimi më i madh që mund t’i bëhet policisë, është fajësimi i tyre për çdo ngjarje të rëndë.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit të regjistruara në bregdet, Rama tha se janë të rënda, por nuk e bëjnë Shqipërinë një vend që turistët do të duan të largohen.

“Ofendimi i madh që i bëhet policisë është mungesa e mbështetjes së përditshme dhe përmbytja e opinionit me gjysmë të vërteta. Nëse do të ishte kështu, atëherë SHBA ku vriten me dhjetëra njerëzs në ndonjë rast tragjik, në një moment do të duhej që policia e SHBA dhe gjithë zinxhiri politik të çoheshin në gjyqin e fundëm popullor. Nuk ndodh kështu. Unë dua ta përsëris, ne jemi të shqetësuar çdo ditë që puna të bëhet më mirë, por që të thuhet që një dy ose tre ngjarje fatkeqe na e bëkan Shqipërinë një vend që turistët të kthehen mbrapsht, është qesharake” – tha Rama.

“Policë barkderrë që kapërcejnë kompetencat”- Kryebashkiaku Pjerin Ndreu reagon për përplasjen me efektivët dhe tregon çfarë ndodhi në lokalin me muzikë

“Nuk e rruaj për ju, jeni legena!”/ Pjerin Ndreu kallëzohet penalisht nga 3 efektivë të Policisë, i pengoi gjatë shoqërimit të pronarit të një hoteli: Ligjet i bëj unë dhe…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura