Zbardhen detaje të reja nga zhvillimet brenda sallës së takimit në Elbasan, ku PS po zhvillon një mbledhje me strukturat në këtë qytet, ku ka marrë fjalën deputeti kritik ndaj kryeministrit, Ben Blushi.
Pasi u vërshëllye nga salla dhe iu kërkua të largohet, Blushi ka sfiduar ballë për ballë Ramën duke iu drejtuar në sy:
“Ju kërkoj të më dëgjoni, kam ardhur si deputet. I drejtohem Ramës tani këtu përballë: Përse nuk do zgjedhje? PS nuk është pronë e një njeriu të vetëm. Këtu nuk ka demokraci por banditë, që duhet të largohen. Parlamenti është me banditë, por edhe këtu ka banditë. Për mua nuk ka rënë partia, por Shqipëria”,- tha Blushi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al