Betonierja përplaset me makinën te Ura e Farkës, shkon në dy numri i viktimave

Feb 9, 2016 | 13:15
SHPËRNDAJE

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit mes dy automjeteve në vendin e njohur si Ura e Farkës.

Pamje nga vendi i aksidentit/ TCH
Pamje nga vendi i aksidentit/ TCH

Aksidenti ndodhi gjatë mesditës, ku fillimisht u raportua për të plagosur. Por gjendja u duk që në fillim kritike, pasi forcat e policisë dhe zjarrfikëses që ndërhynë ne vendin e ngjarjes me zor hapën dyert e automjeteve.

Policia njofton se rreth orës 12:20 Ne aksin rrugore Elbasan – Tiranë në afërsi të urës së farkës, ka ndodhur një aksident.

“Mjeti tip “Alfa Romeo” me targë “AA 387 EE” me drejtues shtetasin Denis Dervishi është përplasur me mjetin kamion me targë “TR 7659 G” me drejtues shtetasin Alban Stafa. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip Alfa Romeo me targë AA 387 EE Denis Dervishi si dhe ka gjetur vdekjen e pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, Amerikano Dyziu”- njofton policia.

Policia dhe grupi i ekspertizës në vendngjarje si dhe forcat zjarrfikëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura