Përplasja, Albtelecom- Telekom Albania debat për emrin e ri

Jul 25, 2015 | 11:51
SHPËRNDAJE

Prezantimi zyrtar i ish-AMC nën emrin e ri Telekom Albania ka sjellë reagime nga një operator tjetër i telefonisë në vend. Në një deklaratë për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Erkan Tabak, theksoi se janë shkelur ligjet dhe se emri i përdorur nga AMC është i ngjashëm. Në deklaratë shpjegohen edhe argumentet e kompanisë për këtë reagim.

ALBTELEKOM-
“Albanian Telekom/Telekomi Shqiptar nuk është vetëm një emër kompanie, por gjithashtu edhe një pronë historike e Shtetit Shqiptar. Fakti që regjistrimi i emrit Telekom Albania, që ngjan identikisht me Albanian Telecom, thjesht me një radhitje tjetër të fjalëve, është jo vetëm kundër ligjeve tregtare në fuqi, por edhe kundër kodeve të QKR-së dhe praktikave të Autoritetit të Konkurrencës. Për arsyet më sipër, është shumë surprizuese për Albtelecom që të shohë përdorimin zyrtar dhe lançimin e emrit të kësaj kompanie nga një kompani tjetër”, thuhet në deklaratë.

Në reagimin e Albtelecom sillet në vëmendje fakti që Telekomi Shqiptar është një kompani ku 20 për qind të aksioneve i zotëron edhe shteti shqiptar dhe është kompania më e vjetër në vend. Në këto kushte, sipas deklaratës, ky institucion është kthyer në një identitet të konceptit të Telekomunikacioneve dhe Teknologjisë në Shqipëri. Në fund, deklarata vë theksin në rëndësinë që ka reagimi i palëve për të ndryshuar situatën. “Albtelecom është gati për të përdorur të gjitha të drejtat ligjore lidhur me këtë çështje, gjithsesi ka besim të plotë se ndryshimet përkatëse do të ndodhin dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për veprime ligjore”, thuhet në deklaratën për shtyp.

telekom
Pas deklarates se Albtelecom ka reaguar edhe Telecom Albania: “Me sa duket, subjekti në fjalë po përpiqet të krijojë një avantazh komercial nëpërmjet krijimit të një lidhje të mundshme me emrin tonë. Në jemi krenarë për logon tonë të re “T”, për ngjyrën tonë të re magenta dhe vlerat e padiskutueshme që i lidhin ato me brandin “Telekom” në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Mbi të gjitha,” Telekom Albania” është mëse i angazhuar të kënaqë kërkesat e abonentëve me cilësinë dhe të rejat më të fundit të teknologjisë, nëpërmjet të cilave ky brand është i njohur në të gjithë botën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura