Përplasi këmbësoren dhe në tentativë për të ikur aksidentoi një makinë, jepet masa e sigurisë për ish-Drejtorin e Doganave Fier

Mar 23, 2023 | 10:55
SHPËRNDAJE

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ish-drejtorin e Doganave, Arlind Lagji, i cili shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën transballkanike më 20 mars, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

vlore aksident1

Togat e zeza dhanë ditën e sotme (23 mars) masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlind Lagjin.

Ky i fundit në gjendje të dehur, përplasi me makinë një këmbësore dhe më pas në tentativë për tu larguar nga vendngjarja aksidentoi një tjetër mjet.

Nga përplasja e fortë makina doli nga rruga duke goditur një shtyllë ndriçimi.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

arlind lagji

Skandali

Arlind Lagji u përfshi në një skandal pasi u denoncua nga Algert Beluli se e kishte kërcënuar.

I riu dyshonte se bashkëshortja e tij, Anxhela Ngjeqari, e tradhtonte me ish-drejtorin e Doganave në Fier.

Algert Beluli publikoi audiopërgjime me zytarin ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura