EMRAT/ Përplasen makinat në Lezhë-Tiranë, dy persona të vdekur

Jul 26, 2016 | 15:25
SHPËRNDAJE

Dy persona humën jetën në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë- Tiranë.

foto ilustruese
foto ilustruese

Ata jane Defrim Balla , 25 vjeç, banues në Bulqizë ( drejtuesi i mjetit TR 0143 M) Agron Rushiti, 20 vjeç, banues në Bulqizë , pasagjer.

Sipas të dhënave të para mësohet se dy automjete janë përplasur mes tyre në Fushë Milot.

“Rreth orën 05: 10, në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë -Milot , në një segment rruge pa ndriçim, ka ndodhur një aksident automobilistik. Janë përplasur mjeti  Benz  me targa TR 0143 M dhe mjeti Benz  ma targa LA 9785 A”- njofton policia.

Sipas saj, Mjeti me targa LA 9785 A drejtohej nga shtetasi B.M. rreth 35-vjec i cili udhëtonte me nënën e tij  T.M. rreth 65-vjece dhe bashkëshorten B.M. rreth 32-vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Në mjetin me targa TR0143 M ishin drejtuesi, i cili ka gjetur vdekjen në vend, si dhe një pasagjer, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në spital”- njofton policia.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura