Përplasen makinat gjatë natës, humb jetën një 32-vjeçar. Detajet e aksidentit

Mar 3, 2021 | 7:47
SHPËRNDAJE

aksident-naten-policia-natenNjë aksident i rëndë i mori jetën një 32-vjeçari në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një 27-vjeçar duke drejtuar një makinë ‘Benz’ është përplasur me një tjetër mjet.

Policia bëri të mundur arrestimin e 27-vjeçarit, shtetasin me iniciale E.Y., ndërsa humbi jetën rrugës për në spital 32-vjecari D.L.

“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura