Përplasen dy urbanë në Tiranë pasi “Fuoristrada” iu futet në mes, 3 të plagosur (Video)

Jul 24, 2017 | 11:28
SHPËRNDAJE

Disa çaste më parë tek Pallati i Sportit Asllan Rusi në kryeqytet ka ndodhur një aksident automobilistik. Sipas dëshmitarëve autobuzi i linjës së Yzberishtit është përplasur me atë të Tiranës së Re.

Shkak i përplasjes është bërë një automjet tip “Fuoristradë” ë cila i preu rrugën shoferit të autobusit të Tiranës së Re dhe pasi frenoi goditi autobusin e linjës së Yzberishtit i cili ndodhej pas tij dhe po udhëtonte me shpejtësi.dvbcbnvbbnxcvnbx

Nga raportimet bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona që udhëtonin në autobusin e Unazës së Re. Pasqyra e përparme e autobusit të Yzberishtit hyri në pjesën e pasme të autobusit të Unazës së re duke goditur pas koke një zonjë rreth 50 vjeç e cila mbeti e gjakosur në kokë dhe krahë. (Zonja bjonde e cila duket në video).

Dy personat e tjerë morën plagë në qafë dhe krahë nga krisja e xhamit.

Dëshmitarët thonë që të plagosurit u larguan vetë për në spital. Ndërkohë që ambulanca dhe policia u gjetën në vendngjarje 10 minuta pas aksidentit.

Video është publikuar nga “Joq”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura