Përplasen dy motora, plagoset drejtuesi i njërit prej tyre

Aug 22, 2018 | 13:02
SHPËRNDAJE

Dy motora jane perplasur ne unazen e qytetit te Elbasanit, e njeri prej shofereve eshte lenduar, jashte rrezikut per jeten.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Elbsanit ne nje informacion paraprak ben me dije se në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Honda” , me traga AA 366 GK me drejtues shtetasin D.M.,24 vjeç, banues në fshati Mjekës, Elbasan, është përplasur me një çiklomotor tip “Honda” pa targa, me drejtues shtetasin Sh.G., 69 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” , Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i çiklomotorit shtetasi Sh.G., i cili u transportua në Spitalin Rajonal në Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura