VIDEO/ Përplasen dy makina, plagoset njëri nga drejtuesit! Detajet si ka ndodhur aksidenti

Jan 16, 2021 | 19:01
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Aksidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në aksin rrugor Lezhë – Shkodër.

Sipas informacioneve të para  në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Benz” që drejtohej nga shtetasi Ali Dushku dhe një mjet tjetër që drejtohej nga një femër, Marie Malaj.

Si pasojë i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit “Benz”, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës.

Ndërkohë po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

aksidenti lezhe ok

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura