Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, pasagjerja përfundon në spital nga lëndimet

Mar 18, 2023 | 18:47
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit ku dy automjete një Benz dhe një Audi janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

lezheee

Panorama TV mëson se si pasojë e plagëve të marra, pasagjerja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura