Përplas kalimtarin dhe e braktis në rrugës, arrestuar drejtuesi i mjetit nga Tirana

Dec 15, 2019 | 13:04
SHPËRNDAJE

Një 43 vjeçar banues në Tiranë, u arrestua nga policia pasi ka aksidentuar në një shtetas në zonën e Kamzës, duke e braktisur pas përplasjes.

policia-3

Policia sqaron se 33 vjeçari i aksidenti ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi:

Aksidenton me mjet një 33-vjeçar në rrugën “Demokracia” dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh punë intensive nga Policia Rrugore e Tiranës, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip ‘”Volkswagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të  rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas përplasjes, drejtuesi i dyshuar i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Pas disa orë punë intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura