Përpjekja për çlirimin e eksporteve të grurit në Detin e Zi, Perëndimi pajis Ukrainën me “super-raketat”

May 24, 2022 | 17:34
SHPËRNDAJE

Ukrainës po i dërgohen armë më të avancuara që do të rrisin gamën e saj të goditjes. Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Danimarka u premtoi forcave ukrainase raketa Harpoon kundër anijeve të prodhuara nga SHBA-të.

predha

Armët mund të përdoren për të larguar marinën ruse nga portet e Detit të Zi, duke lejuar rifillimin e eksporteve të grurit dhe produkteve bujqësore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se ai ishte “veçanërisht mirënjohës” ndaj Danimarkës për furnizimin e armëve “për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë bregdetin e saj”.

Krahas Danimarkës edhe shtete të tjera janë shprehur të gatshme për të dërguar raketat e fuqishme në Ukrainë.

Kujtojmë se Kievi ka kërkuar së fundmi armë më të avancuara për mbrojtjen ajrore, si dhe raketa me rreze të gjatë veprimi kundër anijeve, por deri më tani pjesa më e madhe e ndihmës së dërguar ka qenë sisteme me rreze të shkurtër veprimi si armët antitank Javelin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura