Përpihet e gjithë shtëpia/ Zjarrfikësi shkon të shuajë flakët, gjen të vdekur 3 fëmijët dhe 7 të afërmit e tij

Aug 5, 2022 | 23:33
SHPËRNDAJE

Zjarri shpërtheu me shpejtësi në një shtëpi në orët e vona të së premtes, duke bërë që të humbasin jetën 7 persona dhe tre fëmijë.

image

Një zjarrfikës që mbërriti për të luftuar zjarrin zbuloi se viktimat ishin familja e tij.

Një hetim për shkakun e rënies së zjarrit është duke u zhvilluar.

‘Fëmijët që vdiqën nga zjarri ishin të moshave 5, 6 dhe 7 vjeç’, tha Policia e Shtetit të Pensilvanisë në një njoftim për shtyp.

Zjarrfikësi i Nescopeck Volunteer Fire Co. Harold Baker tha për gazetën Citizens’ Voice të Ëilkes-Barre se 10 viktimat përfshinin djalin, vajzën, vjehrrin, kunatin, kunatën, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.

Fqinjët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë kërcitëse ose një shpërthim përpara se të shihnin verandën e përparme të shtëpisë të djegur me shpejtësi nga flakët. Disa raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar një të ri që bërtiste para shtëpisë: Ata kanë vdekur të gjithë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura