“Përpara vetes nuk vendos PD-në”/ Ish-kryeministri i përgjigjet Bashës dhe tregon bisedën: Ja si qëndron e vërteta! Unë nuk pyes për kërcënimet

Nov 26, 2021 | 18:03
SHPËRNDAJE

Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë deklaroi se i ka thënë që “përpara vetes nuk vendos PD-në dhe demokratët”.

Sipas Berishës, nuk është kjo e vërteta e bisedës me Bashën, pasi siç pretendon ish-lideri i PD, bëhet fjalë për betejën e tij për dinjitet. “Beteja ime është betejë për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë”, tregon Berisha se i ka thënë Bashës.

saliberishalulzimbasha

Po ashtu, ish-lideri i PD-së tregon bisedën e Bashës me ambasadoren Yuri Kim. Kjo e fundit i eshte shprehur kryedemokratit se ‘nesë Berisha nuk ik nga Parlamenti do të ketë pasoja të rënda për fëmijet’.

“Peng kryetari përdor gënjeshtrën mashtrimin vulgar dhe ndërron teza duke kaluar nga një gënjeshtër në një tjetër. Këto ditë ka deklaruar se unë i kam thënë atij, se po të vijë puna për veten nuk pyes për PD. Fakti që unë jam mes jush dëshmon se mbi cdo gjë tjetër unë vë idealet tuaja dhe interesat tuaja, por të dashur demokratë të Kurbinit, cili është e vërteta e kësaj bisede?

E vërteta është kjo: Dy muaj më parë vjen dhe më thotë se i ka thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga Parlamenti do ketë pasoja të tmerrshme mbi fëmijët e tij.

Unë i them sa vijon: Lul, kjo beteja ime është betejë për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Nuk ka forcë që më merr dinjitetin. Fëmijët tim janë 100% dakord me mua. Partia ime nëse pranon gënjeshtrën për të vërtetën, nuk meriton të jetë parti politike. Çfarë më tha? Ke të drejtë, më tha, ashtu është. Kjo është biseda e vërtetë dhe nuk i kam thënë që unë nuk pyes për partinë”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë për akuzat se firmat janë mbledhur duke u përdorur elementë kriminalë, Berisha deklaroi se kriminelët i ka denoncuar me emra.

“U shpreh se Sali Berisha ka mbledhur firmat me kriminelë. Edhe njëherë ju qartësoj. Sali Berisha po të jetë për emra, sa të gjithë të marrë bashkë i ka denoncuar kriminelët me emra. Unë këtë e bëj për qytetarët dhe për gazetarët, sepse mua nuk më kanë kërcënuar. Edhe po të më kërcënojnë nuk pyes fare, por ata terrorizojnë dhe unë i godas në mënyrë që ta dinë që ka një zë”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura